• |
ide | kryesore

Rita Ora dhe Dua Lipa, historia e një konflikti/ Si u tensionua raporti mes tyre

F1, Kryesore, Paparazzi



“Bac, çikat na zbardhen fytyrën”. Ky slogan ka përshkruar më së miri karrierën në botë të dy këngëtareve me prejardhje nga Kosova, Rita Ora e Dua Lipa. Por, nëse prejardhja nga shteti që të shtunën mbushi 10 vjet po i bashkon ato, Ritan dhe Duan po i ndan shumë fama globale. Ndonëse zhanret e muzikës së tyre diametralisht dallojnë, ka kohë që flitet për konkurrencë e inate mes dy artisteve. Pa marrë parasysh se Rita dy ditë më parë e përmendi suksesin e Duas në botë, kjo e fundit sot duket se nuk po e kalon inatin me bashkëkombësen e saj. Një fotografi e personazhit filmik ‘Borat’ që e shpërndau Lipa në instagram, po interpretohet si sulm për veshjen e Rita Orës me të cilën u ngjit në skenë në koncertin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Rita Ora dhe Dua Lipa kanë pasur rastin që përnjëherë të jenë pjesë e koncerteve dhe evenimenteve të ndryshme e tejet të rëndësishme për industrinë e muzikës. Por, pa marrë parasysh këtë, ato asnjëherë deri më tani nuk janë shfaqur bashkë, sikurse kishte ndodhur pak javë më parë kur Rita e shqiptarja tjetër e famshme në botë, Bebe Rexha, bombarduan rrjetet me fotografinë e takimit të tyre.

Ritan dhe Duan përveç famës i bashkon edhe prejardhja. Familjet e të dyja këngëtareve me famë kanë jetuar në Prishtinë, e më pas janë zhvendosur në Londër.

Megjithatë, disa herë është folur se dy artistet nuk kanë raporte mes tyre. Madje, aludohet edhe për përplasje me njëra – tjetrën.

E si për koincidencë, në prestigjiozen britanike “The Guardian”, sot është publikuar një shkrim ku flitet për preferencat e kosovarëve ndaj dy këngëtareve. Sipas The Guardian, Rita në Kosovë gëzon përparësi ndaj Duas.

“Edhe pse Dua Lipa e lindur në Britani të Madhe nga prindër që e kanë lënë Kosovën në vitet ’90 ishte këngëtarja më e dëgjuar në vitin 2017, është Rita Ora ajo që është bërë pop simboli më i madh i qytetit (Prishtinës)”, shkruan The Guardian.

Dua Lipa kishte folur një herë për Ritan, por kishte thënë se nuk e njeh. E kishte fjalën për njohje personale.

“Prindërit tanë njihen mes tyre dhe pak a shumë e njoh motrën e saj, por në përgjithësi e njoh përmes muzikës”, kishte thënë në nëntor të vitit të shkuar krijuesja e hitit “New Rules” që ka kaluar mbi 1 miliard klikime në youtube.

Po në atë kohë, mediat shkruan se Dua i kishte kërkuar Ritës ndihmë në fillimet e saja në industrinë e showbizit në Londër, pasi fama e Rita Orës veçse kishe marrë jehonë në glob, sidomos pas hitit debutues “Hot Right Now”, e më pas “RIP”.

Por, adhurueseve të të dyja kosovareve iu deshën të presinkatër muaj të tjerë për të marrë një lloj përgjigje nga Rita Ora për Duan.

E ishte pikërisht konferenca që Ora mbajti në Prishtinë, pak para koncertit të saj për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, për të cilin krijuesja e kolonës zanore të pjesës së fundit të filmit “Fifty Shades” erdhi falas që të interpretojë në festë.

Rita Ora tha se është e lumtur për suksesin e Dua Lipës në botë, sikurse edhe për Bebe Rexhen për të cilën tha se tani janë shoqe të ngushta.

Por, Ora iu shmang pyetjes së gazetarëve kosovarë nëse mund të presim ndonjë bashkëpunim mes tre shqiptareve të famshme në gjithë botën.

Ajo zgjodhi të flasë më shumë për Rexhën. Megjithatë, tha se “gjëja më e rëndësishme është të qëndrojmë të bashkuar”.

“Sa më shumë që jemi, më të mëdhenj bëhemi”, ishte porosia e Rita Orës që e dha nga Prishtina.

Dy ditë më pas, Dua Lipa për të cilën u tha se refuzoi t’i bashkohet festës së 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, pa pagesë, po duket se nuk e ka ndërmend të tejkalojë ‘inatet’ me bashkëkombësen e saj.

Lipa ka publikuar në instagram një fotografi të personazhit filmik “Borat”, që po interpretohet si përqeshje e veshjes me të cilën u paraqit Rita Ora të shtunën para një turme  prej dhjetëra- mijërash që erdhën për ta parë në sheshin e Prishtinës.

Por, kosovarja që ka thyer rekord në youtube si artistja më e re që ka mbledhur një miliard klikime, me hitin “New Rules” jo çdo herë ka pasur inat me shqiptaro- britaniken që para më shumë se dy viteve ishte ftuar nga ish presidenti Barack Obama për të përformuar në Shtëpinë e Bardhë.

Lipa, kur ende nuk kishe debutuar fuqishëm në Britani, kishte thënë se ka ëndërr që t’i ngjajë Rita Orës.

Ndryshe, Rita Ora po shijon suksesin e “For You”, kolona zanore e filmit “Fifty Shades Freed”, në të cilën edhe interpreton si aktore. Ndërsa, Dua, e cila ka kaluar 1 miliard shikime në youtube, me “New Rules” ka arritur të hyjë në Top 5 të Billboardit amerikan. Pjesë e këtij charti, Dua është edhe me krijimin e fundit të saj “IDGF”, që u lansua në më pak se dy javë më parë.

27 vjeçarja Rita Ora dhe 22 vjeçarja Dua Lipa deri më tash kanë nga një album të suksesshëm të lansuar ndërkombëtarisht. Të dyja albumet i kanë titulluar sipas emrave të tyre, ORA, gjegjësisht Dua Lipa, dhe kanë kryesuar në chartet në Britani. /Express/



5 Comments

  1. o ju byth e gojqirit e enverit me sperm stalini ,mjaft e kemi kanabisin qe prodhoni,,kazanet,derrat,delet,bastard,kokpalaret,qelbesirat etj na leni rehat se ju jo qe nuk jeni shteti mem ,por jeni muti mem me ramen,ruqin,etj keta jan vazhdimsie e masakres se tivarit.lere ler por na felliqet edhe kosoven me qen si thaqi,ramushi,veseli,baton hagjiun,kurtin,qosen etj.ne patem rufoven qe e nderoi ter bota,ju e krymbat e qenefit negjmije ju urren ter bota,pos komunisteve kinez mao LU ce dub e serbja vllahutin.

    1. O shok, ti nuk je nga Kosova pse thu NE, JU? Po te ishe kosovar nuk flisje kshtu.Jo vetem ne kete dialekt qe kurre se kam degju as ne Kosove e s ne Shqiperi por me kete gjuhe urrejtjeje. Nqs je kosovar hajde takohemi brenda dites diku ne Kosove, ku te duash ti, dhe nqs e vertetoj qe je kosovar te kerkoj falje, nqs jo atehere na thuaj arsyen cfare misioni ke? OK?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *