• |
ide | kryesore

Shikoni videon që paralajmëroi përplasjen mes Rita Orës dhe Dua Lipës 3 muaj më parë

F1, Paparazzi



Të paktë ishin ata që dinin diçka për raportin jomiqësor mes dy këngëtareve me origjinë shqiptare dhe me famë botërore. Fakti që të dyja vinin nga i njëjti vend dhe ishin rritur po në të njëjtin ambient, kishte krijuar përshtypjen se midis Rita Orës dhe Dua Lipës, duhej të kishte një miqësi të fortë.

Familjet e tyre njiheshin, Dua, më e vogël se Rita, kishte afërsi me motrën e kësaj të fundit dhe në Londër ishin pjesë e një rrethi shoqëror të përbashkët të prishtinasve të suksesshëm në Britani.

Njerëzit pranë tyre tregojnë se Dua, në fillimet e karrierës së saj, ka kërkuar mbështetjen e Ritës, e cila tashmë kishte arritur famën ndërkombëtare. Por impenjimet apo mosdëshira e Ritës, nuk e bëri të mundur diçka të tillë. Dua ia doli të ngjitet në skenën botërore, dhe që atëherë duket se në raport me patrioten e saj është më shumë në një sfidë se sa në një miqësi, që në kushte normale do të duhej të ekzistonte mes tyre.

Në programin e TV Klan, “Jo vetëm modë”, gazetari Eni Shehu ka ndërtuar, tre muaj më parë, historinë e këtij raporti të vështirë mes dy yjeve të muzikës botërore.

Më poshtë reportazhi i Eni Shehut:



1 Comment

  1. O gazetar po nqs as ti nuk ia shqipton mire mbiemrin bebe Rexhes dhe i thua Bebe Reksa,ca te presim nga te huajt?.Rita u tregua diplomate kur u pyet te shtunen ne lidhje me kengetaret e tjera shqiptare te famshme.Tha Beben e kam shoqe, Duan se kam takuar se te dyja busy. por jam e lumtur qe kaq shume shqiptare jane bere te famshme,dhe ftoj qe te beheni sa me shume sepse sa me i madh te jemi si grup te famshmish neper bote, aq me mire per ne shqiptaret. Rita Ora nje nder klipet e para e beri ne Prishtine e promovoi Kosoven.Tani beri koncert falas. Dua Lipa beri koncert falas ne Tirane dhe koncert per bamiresi ne Prishtine(ato para shkuan per femije shqiptare dhe jo te huaj). Bebe Rexha beri koncert falas ne Tirane. Te gjithe keto bija shqipesh, kudo kane deklaruar qe jane shqiptare. Era Istrefi na beri te famshme gjuhen shqipe neper bote. Pra krenare me te gjitha keto shqiptare. E mira do ishte mos te kishte pakenaqesi mes tyre, por gjera qe ndodhin. Dua Lipa duhet te jete pak me e arsyeshme, nqs kjo hatermbetje buron nga fakti qe i ka kerkuar Rites te promovohet dikur.A e di ti Dua qe nuk ka mbetur kengetar shqiptar qofte amator qofte profesional qe i ka kerkuar Rita Ores te kendojne se bashku?dhe si thua te refuzoje disa kurse disa te tjere jo?Pastaj ti tashme vete je kengetare profesionale ,dhe e di shume mire qe nuk varet cdo gje nga kengetarja.Sidomos ne atekohe Rita kishte si producent Jay _Z, pra jo cdo deshire e kengetares plotesohet. Producentet ta diktojne edhe jeten private si ta besh(te dalesh sa me e zhveshur, te besh gjera qe bien ne dy te medias etj etj) keshtu qe duhet te kuptojme Riten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *