• |
ide | kryesore

VIDEO/ Bakaj u tregon gishtin tifozëve të Partizanit, përplaset me Olsi Ramën në tunel

F1, Sport



Ishte minuta e 93-të e ndeshjes Partizani – Kukësi ndërsa rezultati shënonte 2-1 për miqtë verlindorë në tabelën e stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë. Trajneri i kampionëve, Pakult bën një zëvendësim për të fituar pak sekonda duke nxjerrë nga fusha sulmuesin Elis Bakaj.

Ky i fundit duke lënë fushën e lojës u ka treguar gishtin e mesit tifozëve “të kuq” ndërsa nuk i ka kursyer as ofendimet ndaj tyre. I sinjalizuar nga arbitri i katërt, kryesori Kridens Meta i ka treguar kartonin e kuq duke e dërguar menjëherë në dhomat e zhveshjes futbollistin.

Në tunelin që e largonte nga fusha, Bakaj është përballur me drejtorin e përgjithshëm të Partizanit Olsi Rama. Ai e ka tërhequr nga bluza për ta larguar nga fusha, por futbollisti nuk e ka pritur mirë dhe mes tyre ka pasur një moment shkëmbimi replikash. Gjithçka u transmetua LIVE në TV.

Takimi përfundoi 3-1 për Kukësin që tashmë e sheh veten në vendin e tretë në renditje. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *