• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Me 7 vota pro, KQZ i jep mandatin e deputetit të Beratit Astrit Veliajt

Lajme, Të fundit



Nga sot Astrit Veliaj është zyrtarisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur sot me 7 vota pro dhënien e mandatit të deputetit për Qarkun e Beratit për Astrit Veliajn, pas largimit të Eduard Halimit.

Astrit Veliaj renditej i dyti në listën e PD-së për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017. Më herët, dy zonjat në listën e PD, të cilave u takonte në radhë në bazë të parimit për kuotat gjinore, dhanë dorëheqjen me një letër dërguar institucionit. Mësohet se Astrit Veliaj ka paraqitur gjithë dokumentacionin dhe formularin e dekriminalizimit në KQZ.

KQZ i dha mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë kandidatit të listës shumëemërore të Partisë Demokratike në qarkun Berat, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”, – njoftoi KQZ.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *