• |
ide | kryesore

Arrestohet në Qafë-Thanë shqiptari, i kërkuar për trafikim droge në Kroaci

Lajme, Të fundit



Një 45-vjeçar nga Tetova është arrestuar ditën e sotme në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës, pasi rezultonte person në kërkim. Remzi Emruli është dënuar nga Gjykata e Zagrebit në Kroaci për trafikim të lëndëve narkotike. Arrestimi i tij nga Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë u bë me qëllim ekstradimin drejt Kroacisë.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi drejt Kroacisë, të shtetasit në kërkim ndërkombëtar:

Remzi Emruli, 45 vjeç, banues në Tetovë-Maqedoni. Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Zagrebit-Kroaci, me vendim nr 5.K-1634/17-24, të datës 28.11.2017, ka nxjerrë urdhër arresti për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *