• |
ide | kryesore

Arta Marku shpërngulet në Tiranë, Garda merr në mbrojtje banesën e re

Lajme, Të fundit



Pas vendimit të qeverisë për t’i paguar qiranë, Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku është transferuar përfundimisht në Tiranë. Sipas burimeve për Report TV Garda e Republikës ka marrë në ruajtje banesën e saj në lagjen e njohur si “Selvia”, pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Marku ka një javë që është transferuar në Tiranë në banesën e re që i është siguruar nga Shteti, ndersa për një muaj rresht ajo udhëtoi çdo ditë drejt Shkodrës, ku ka edhe banesën e saj.

Marku u zgjodh në detyrën e përkohshme vetëm me votat e shumicës parlamentare dhe mes kundërshtimeve të ashpra të opozitës, e cila ndezi edhe tymyes e flakadënë në sallën e Kuvendit teksa Marku betohej.

 



2 Comments

  1. NUK JAM DAKORD PER KETE VENDIM ,JO KUNDREJT INDIVIDITIT NE FJALE .
    NUK ARRIJ TE KUPTOJ PERSE DUHET TI PAGUAJNE QIRANE . KA SHUME OFICER TE POLICISE,USHTRISE QE TRANSFEROHEN PER MOTIVE SHERBIMI DHE NUK NDODH DICKA E TILLE .

    NO SENSE !

  2. Paska ardhe ne Tirane a? Shume mire i deshirojme suksese dhe permbushjen e misionit per te cilin e kane angazhua SHBA-te dhe BE-ja.Pa zhurme se sa me pare duhet te siguroje ndrrimin e adreses se dy personazheve emrat e te cileve i perfoli Llalla.Me siguri FBI dhe CIA i kane provat dhe faktet te gatshme vetem mbetet qe SB dhe IM te kalojne ne adrese te re te siguruara enkas per peshqit e medhenje. Kjo do jete ringjallja e shpreses per dite me te mira te shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *