• |
ide | kryesore

Berisha: Nuk besoj se Tillerson dënoi Llallën pa fakte

Lajme, Të fundit
llalla-2-960x600.jpg



 

Në emisionin “Studio e Hapur”, Berisha ka komentuar vendimin e SHBA-ve për të shpallur ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla person ‘non grata’. Sipas Berishës, një zyrtar i lartë si sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, nuk mund të ketë marrë një vendim të tillë pa prova solide.

 

“Mendoj që në princip se një vendim i tillë i një shtetari si Tillerson duhet të ketë baza dhe jashtë një baze solide nuk mund të merrej një vendim i tillë.”  – u shpreh Sali Berisha.

Ndalimin e vettingut për Adriatik Llallën, ish-kryeministri Sali Berisha e quan të gabuar.

“Absolutisht unë e quaj veprim të gabuar nenin e heqjes së vettingut. Ai është një pragmatizëm i diktuar nga të huajt por jo i ndershëm. Në qoftë se unë kam shkelur, kam krijuar akte korruptive, kam gëzuar pasuri të paligjshme unë nuk duhet t’i gëzoj. Por Kushtetuta ka bërë një amnisti. E ka ndaluar Kushtetuta vettingun. Gjykatësi dhe prokurori që tërhiqet nga detyra ndërpritet vettingu. Çdo vendim i Kushtetueses është normë kushtetuese.

Nëse ka të dhëna për çdo njeri Prokuroria duhet të nisë hetimin, jo pse refuzoi. Unë nuk do isha dakord me ndërprerje vettingu.” – u shpreh Berisha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *