• |
ide | kryesore

Bushati i përgjigjet Metës: Procesi me Greqinë kërkon qetësi, jo projektimin e një anormaliteti që nuk ekziston

Lajme, Të fundit



Pas letrës së gjatë presidentit Meta ka ardhur edhe reagimi i ministrit të Jashtëm Bushati. Meta tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2010 është vija e kuqe për te gjithë dhe nëse Qeverise nuk i pëlqen ky vendim, mund ta ankimojë ose te beje votat ne Parlament për ti hequr Presidentit përgjegjësitë kushtetuese për ketë çështje.
Ndërkohë, ministria Jashtme shkruan në reagimin e saj se po shqyrtohet letra e Metës dhe se do t’i përgjigjet në rrugë institucionale. Po ashtu në përgjigjen e ministrisë së Jashtme thuhet se procesi i nisur me Greqinë kërkon maturi qetësi dhe jo projektimin e një anormaliteti që nuk ekziston.

Në përgjigje të interesimit të mediave, zëdhënësja e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Edlira Prendi, dëshiron të bëje me dije se:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po shqyrton letrën e Presidentit të Republikës, në përgjigje të kërkesës së dërguar prej saj, për lëshimin e autorizimit për fillimin e negociatave me palën greke për delimitimin e hapësirave detare mes dy vendeve. Çështjeve të ngritura nga Presidenti i Republikës, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do t’u përgjigjet në rrugë institucionale. Sikundër Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme është i angazhuar për të vijuar bisedimet e konsultimet e nisura me Presidentin e Republikës për të gjitha çështjet me interes për këtë proces. Procesi i nisur me Greqinë është kompleks, ndaj kërkon qetësi, maturi, institucionalizëm dhe jo projektimin e një anormaliteti që nuk ekziston.” – thuhet në përgjigjen e ministrissë së Jashtme.



1 Comment

  1. Zedhenesja,permend nje anormalitet,qe nuk existon.Nese simbas saj,nik existon,atehere pse e permend?Por faktet thone te kunderten,sepse jane bere bisedime ne Krete dhe ne Korce dhe ju nuk informoni asgje per keto bisedime.Te gjitha u mesuan,nga deklaratat e pales greke,si te ministrit te saj te jashtem,ashtu edhe te mediave greke.Pra ne nje kohe qe ju nuk informoni per bisedimet me palen greke,ju po na njoftoni se nuk existoka inforrmalitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *