• |
ide | kryesore

(FOTO+VIDEO)/ ‘Nuk është luftë, është masakër’, situata katastrofike në Siri

F1, Planet



Ditën e sotme, forcat qeveritare vazhduan të bombardojnë zonën e kontrolluar nga rebelët, Ghoutën lindore, në Siri, duke shkaktuar mbi 100 viktima dhe qindra të tjerë të plagosur, në një ditë dhune ‘histerike’.

Ky rajon përbëhet nga 400 mijë civilvë, ku më shumë se 700 të tillë janë vrarë tre muajt e fundit.

Shtatë spitale janë bombarduar që prej mëngjesit të djeshëm në Ghoutën lindore, e cila prej vitesh është mbajtur nën rrethim nga qeveria e Bashar al-Assad, e cila e ka sulmuar edhe me armë kimike.

Dy prej spitaleve të sulmuar ditët e fundit ndaluan së punuari, ndërsa një tjetër doli tërësisht jashtë funksioni.

“Ne po shohim masakrën e shekullit të 21” – u shpreh një mjek në Ghoutën lindore.

“Nëse masakra e viteve ’90-të ishte Srebrenica, dhe masarat e viteve ’80-të ishin Halabja, Sabra dhe Shatila, atëherë Ghouta lindore është masakra e këtij shekulli”

Ai shtoi: “Pak më parë erdhi një fëmijë i cili ishte bërë komplet blu në fytyrë dhe mezi merrte frymë pasi gojën e kishte të mbushur me rërë. Ia zbraza me duart e mia. Këto gjëra nuk i mëson në librat e shkollës. Të marrësh një fëmijë, një vjeç, që u shpëtua nga rrënojat dhe që në mushkëri ka rërë. Për më tepër, askush nuk e di se kush është ai fëmijë.

Të gjitha këta organizatat humanitare dhe të të drejtave nuk kanë asnjë lloj kuptimi. Sikurse nuk ka as terrorizmi. A ka terrorizëm më të madh se të vrasësh civilë me të gjitha llojet e armëve? Luftë është kjo? Jo, nuk është luftë. Kjo quhet masakër”- u shpreh mjeku.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut njoftoi se 194 persona humbën jetën në 40 orë, numër ky që paraqet dhunën e shfrenuar të luftës në Siri. Pas shtatë vitesh, dhe ndërhyrjeve nga fuqitë rajonale e globale, kriza humanitare në Siri nuk është pakësuar, është rritur, pasi forcat besnike ndaj regjimit të Asadit dhe mbështetësit e tij rusë dhe iranianë kërkojnë një fitore të plotë ushtarake, në vend të një zgjidhjeje politike të negociuar.

Masakra e fundit në Ghoutën lindore ndodhi në vitin 2013, ku 1300 persona humbën jetën pasi regjimi i Asadit sulmoi me gazin sarin dhe me fuçitë bomba. Këto armë janë aq të pasakta në shënjestër, saqë përdorimi i tyre shihet si krim lufte nga mbikqyrësit e të drejtave të njeriut. Regjimi gjithashtu ka përdorur avionët luftarakë dhe artilerinë e rëndë gjatë kohës që ka mbajtur të rrethuar këtë rajon.

“Gjendja në Ghoutën lindore i ngjan ditës së gjykimit” – u shpreh Mounir Mustafa, zëvendës drejtor i ‘Helmetave të Bardha’, grup vullnetar që shpëton njerëzit nga rrënojat e ndërtesave të bombarduara.

Helmetat e Bardha deklaruan se një nga vullnetarët, Firas Juma, humbi jetën të hënën pasi po i përgjigjej një bombardimi.

Në një koment, ‘The Guardian’ shkruan se kjo që po ndodh është një tjetër Srebrenicë, dhe bota sërish po mbyll sytë.

Në Gjenevë, fondi i fëmijëve të OKB-së dha një ‘deklaratë boshe’ për të shprehur zemërimin e saj për fëmijët sirianë që mbetën të vrarë gjatë bombardimeve, duke thënë se kishin mbetur pa fjalë.

Organizatat mjekësore njoftuan se të paktën 5 spitale dhe një maternitet u bombarduan të hënën disa herë, ku një anestezist u vra gjatë sulmeve. Dy spitale të tjerë u goditën të martën.

“Bombardimi ishte histerik” – tha Ahmed al-Dbis, një zyrtar i sigurisë në Bashkimin e Organizatave Mjekësore dhe Ndihmuese, që drejton dhjetëra spitale në zonat e kontrolluara nga opozita në Siri.

“Është një katastrofë humanitare sido që ta shohësh. Vrasje massive e njerëzve që nuk kanë as të drejtat themelore të jetës”

The Guardian, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *