• |
ide | kryesore

Grabitet pika e këmbimit valutor në Durrës, autorët marrin 2 milion lekë

Lajme, Të fundit
Policia-Durres-2_5_0_0_2-720x471.jpg



Në Sukth të Durrësit, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm është vjedhur një pikë WesterUnioni. Autorët fillimisht kanë ndërprerë energjinë elektrike në zonë dhe më pas kanë shpërthyer derën e lokalit. Pasi kanë marrë kasafortën janë larguar nga vendi i ngjarjes. Brenda në kasafortë gjendeshin rreth 2 milionë lekë të vjetra.

Dyshohet se autorët janë një grup që vepron në atë zonë pasi kanë ndodhur disa vjedhje në harkun kohor të një muaji të kryera me të njëjtin skenar.
Një javë më parë u vodh një kompani në autostradën Durrës-Tiranë në të njëtën mënyrë. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të kryer procedurat e nevojshme për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *