• |
ide | kryesore

Iu bllokua pasaporta, reagon kryebashkiaku i akuzuar për shpërdorim detyre

Lajme, Të fundit



Kreu i Bashkisë së rrogozhinës, Beqir Nuredini, të cilit iu bllokua pasaporta dhe iu ndalua dalja jashtë vendit pasi akuzohet për shpërdorim detyre, deklaroi se i mbështet hetimet lidhur me abuzimet me pronat dhe kërkoi që autorët të vihen para përgjegjësisë.

“Mbështes hetimet. Autorët të vihen para përgjegjësisë. Unë kam zbatuar procedurën që parashikon ligji. Zbatova ligjin për regjistrim fillestar të pronave. I gatshëm gjatë hetimeve vura në dispozicion dokumentet”.

Për çfarë akuzohet kryebashkiaku Beqir Nuredini, pëfaqësues i PDIU-së?

Dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyres”, vepra penale të parashikuar nga neni 248 te Kodit Penal, masa e sigurimit e “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” që parashikohet nga neni  233 i K. Pr. Penale dhe masa e “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, që parashikohet nga neni  234 i K. Pr. Penale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *