• |
ide | kryesore

KUFIRI DETAR/ A po kërkon Meta të negociojë vetë me Greqinë?

Lajme, Të fundit



Kreu i shtetit doli në një konferencë për mediat për të sqaruar qëndrimin e tij për negociatat që kanë nisur me Greqinë për kufirin detar.
Meta tha se është i vendosur të bëjë transparencë në lidhje me negociatat, duke u bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Madje presidenti lexoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nenet 36 dhe 37 që arsyetojnë se përse Presidenti nuk mund të shpërfillet në negociata. I pyetur nga gazetarët, nëse Meta synon ta marrë vetë rolin e kryenegociatorit me Greqinë, përgjigjia ishte si më poshtë:

“Presidenti nuk synon të bëjë atë rol që ia jep Gjykata Kushtetuese, por presidenti ka për detyrë të përmbushë të gjitha përcaktimet e vendimit titullin, objektin, kufinjtë, draftin e marrëveshjes, metodologjinë dhe ekipin negociator. Nuk ka nevojë të caktojë njeri aty se të gjithë ato që do të marrin plotfuqinë, janë njerëz të besuar të shtetit dhe të republikës, por presidenti nuk mund të firmosë një letër të bardhë”

Dy pikat e vendimit te Gjykates Kushtetuese që lexoi presidenti

36. Presidenti i Republikës është përfaqësuesi më i lartë i shtetit shqiptar në marrëdhëniet me jashtë, në kuptim të nenit 86/1 të Kushtetutës dhe ka autoritetin për të lidhur marrëveshje ndërkombëtare si përfaqësues legjitim i shtetit, sipas nenit 92/ë të Kushtetutës. Nga kjo rezulton se, ose ai vetë duhet të kishte marrë pjesë në lidhjen e marrëveshjes ose, nëpërmjet plotfuqisë, duhej të kishte autorizuar grupin negociator për këtë qëllim.
37. Gjykata çmon se qëllimi i plotfuqisë është dhënia e autorizimit nga organi kompetent për të biseduar me palën tjetër për çështje që caktohen shprehimisht në objektin e plotfuqisë. Përfaqësuesit e shtetit që pajisen me plotfuqi janë të autorizuar të bisedojnë vetëm për aq sa është përcaktuar në mandatin e dhënë për përfaqësim. Në çdo rast, negocimi dhe lidhja e marrëveshjes duhet të bëhet brenda kufijve të përcaktuar në plotfuqinë e dhënë nga organi kompetent. Në këtë mënyrë, për çdo ndryshim, shtesë apo zvogëlim të objektit të negocimeve, përfaqësuesit e shtetit shqiptar janë të detyruar të kërkojnë marrjen e një plotfuqie të re ose ndryshimin, shtesën apo zvogëlimin e objektit të plotfuqisë së dhënë, duke respektuar parimin e shtetit të së drejtës.



3 Comments

  1. Ai thjesht to te rehabilitohet per gafen e madhe qe beri ne 2019 ( kur tha qe marveshja eshte shume e mire dhe nuk ka asnje te mete )

    Por kerkoje te marri kredi politike ne nje proces qe e kane filluar dhe po e bejne te tjeret.

    Eshte ne rolin e tij si president dhe ne karakterin e tij si Ilir Meta. Politikan me nuhatje , kunadhe e vjeter.

  2. Si e dyshimtë më duket kjo pyetje që vendoset si titull i këtij shkrimi : “A mos po kërkon Meta të negociojë vetë me Greqinë ?”.
    Nese Kushtetuta ja njeh të drejtën për të qenë pjesë e procedurës ligjore për këto negociata, ai e kushdo tjetër që e ka këtë detyrim, është i detyruar ta respektojë Kushtetutën.
    Nesër nëse ai nuk do ta respektonte detyrimin që ja përcakton kushtetuta, me siguri, siç është bërë zakon në mediat shqiptare, do ti bënte pyetjen : “Përse o z. President nuk e ke kryer detyrën tënde ?”
    Në një shtet ligjor, nuk shkohet me konsiderata e paragjykime për funksionarët e lartë të shtetit, por ligjshmërinë e veprimeve të tyre. Mund të mos kem besim unë si qytetar tek ndershmëria e një presidenti, por kam detyrimin që ta respektoj vendimin e tij kur ai e argumenton me ligje e nene të Kushtetutës.

  3. Komenti i abc,i sakte dhe korrekt.Lapsi dhe gjithe mediat,shpesh kerkojne qimen te kashte,por nuk duan te shohin traun,qe kane perpara syve.Shkrimi i Lapsit,eshte provokim i hapur,por Presidenti,ja ka dhene pergjigjen te gjitheve.Shikoni kushtetuten dhe mos abuzoni me te.Mediat duhej t’i ishin versulur ministrit te jashtem dhe shefit te tij,qe bisedimet,te beheshinvetem ne baze te kushtetutes,si dhe me transparence.Fakti qe rezultatet e bisedimeve ,i morrem nga ministri jashtem dhe media greke,flet qarte dhe le shume dyshime per veprime kulisash te exekutivit tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *