• |
ide | kryesore

Mediat greke për presidentin e përbashkët: Rama si Erdogan, fantazma e Shqipërisë së Madhe zgjohet përsëri

Lajme, Të fundit



Temë kryesore në median greke, televizive e të shkruar, është bërë deklarata e Ramës në Kosovë. Mediat greke e kanë komentuar deklaratën e Ramës për nevojën e një presidenti të përbashkët Shqipëri-Kosovë si një dëshirë të shqiptarëve për Shqipërinë e madhe.

“Fantazma e Shqipërisë së Madhe zgjohet përsëri, për t’u bërë realitet”, apo “Edi Rama ëndërron si Erdogan; kufijtë e zemrës të bëhen një ditë realitet”, këto janë frazat e përdorura në “Alpha Tv” nga gazetari i njohur Dhimos Verikios.

“Deklarata bombë e Ramës që mori përgjigje të menjëhershme nga zëdhënësja e Komisionit të BE-së për Politiken e Jashtme, për rrezikshmërinë e lartë të ndryshimit të kufijve, mbetet ëndrra shqiptare”, kështu tha gazetari Nikolas Vafiadhis në “ANT1 TV”.

Deklarata e kryeministrit shqiptar është publikuar në çdo media, të shkruar dhe vizive greke, në shumicën e rasteve me habi, me pikëpyetje dhe duke u komentuar se bie ndesh me deklaratat Kotzias për marrëveshje miqësore, negociata drejt konsensusit për kufirin detar, si dhe për dhënien fund të retorikës shumëvjeçare mes dy vendeve.

 



1 Comment

  1. rama,thaqi,ruqi,ramushi,xhafa e veseli e iken gjysmen e popullit azil,kan per te mbetur vetem frroket,ndoket,prenga,doshet,azem syla,grabovcat,gani thaqi,olsi rama,daut haradinaj,grat e ketyre,motrat ,shullazet,habilajt,tahiret etj.keta ku prekin dhe me mut e bejn se enveri,fadili e ramizi.sa her rama flet serbija merr nji pjes me shum.po nji tank e as nji avion ushtarak nuk e kan keta dy e ca qlbesira,me lesh negjmije e kanabis shtet do na bejn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *