• |
ide | kryesore

Meta ka të drejtë, deti nuk është tepsia e Ramës

2, Ide

Sado mendim negativ të mund të kesh për karrierën politike të Ilir Metës, nuk mund të mos i japësh të drejtë presidentit aktual për qëndrimin që po mban për marrëveshjen me Greqinë. Meta ka dalë sot në një konferencë për shtyp duke bërë thirrje për “transparencë të plotë”. Më parë, ai ka botuar në media edhe një letër në të cilën ka kërkuar më shumë informacion për njerëzit që do të negociojnë, për metodën që do të ndjekin dhe për objektin që do të marrin në shqyrtim.

Pra me qëndrimin e tij publik, presidenti ka marrë anë në një debat që po zhvillohet prej ditësh.

Nga njëri krah është pala e qeverisë që ka hedhur në treg disa argumenta. Sipas tyre presidenti nuk duhet të japë plotfuqishmëri, por vetëm autorizimin për të. Sipas tyre presidenti do të ketë më pas edhe mundësi të tjera për ta kontrolluar procesin. Sipas tyre, Ilir Meta, si një kafshë e vërtetë politike, po kërkon më shumë protagonizëm personal në këtë çështje të rëndësishme.

Prandaj, pretendojnë ata, Meta duhet të firmosë mbi një letër të bardhë dhe të mos e prishë festën e pajtimit për të cilën kanë rënë dakord që më parë Rama dhe Tsipras.

Në krahun tjetër, Ilir Meta mbështetet tek vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2010, e cila i jep një rol kryesor Presidenti të Republikës gjatë negociatave ndërkombëtare.

Pra, pavarësisht vjegzave ligjore apo kushtetuese ku kapen, pavarësisht se bazohen në vendime gjykate apo në ligje të votuara gjatë pushtetit të socialistëve, palët ndahen mes dy konceptesh më të mëdha.

Krahu i qeverisë thotë: na jepni lejen, ne, një grushti të mbyllur dhe okult njerëzish, të panjohur për publikun, të vendosim si do të ndajmë kufirin e 3 milion shqiptarëve.

Krahu i presidencës kërkon kontroll, besueshmëri, transparencë dhe integritet të njerëzve që do të negociojnë.

Në planin historik, Ilir Meta ka të drejtë. Po t’i kthehemi së shkuarës së afërt, marrëveshjes Berisha- Karamanlis për detin, nga ajo kemi nxjerrë një konkluzion të madh. Në negociatat që zhvillohen pa kontroll dhe në fshehtësi, mund të gabohet. Tashmë dëshmitë janë të qarta. Kabllogramet e ambasadës Amerikane dërguar Uashingtonit na e kanë dëshmuar se ato u zhvilluan nën presionin e Athinës për të penguar integrimin e Shqipërisë. Vëtë negociatorët kanë denoncuar (shiko Wikileaks poshtë) para diplomatëve perëndimorë se ata ishin të dënuar t’i kryenin bisedimet në fshehtësi nga fuqitë e mëdha. Po ata, kanë dëshmuar se pala shqiptare zbatonte e bindur ato që kërkonte Athina.

Pra, do të mjaftonte kjo eksperiencë për të mos përsëritur gabimet e së shkuarës dhe për të mos e lënë këtë proces si monopol të një grushti të ngushtë njerëzish.

Le të jemi të qartë, as Sali Berisha nuk është ai tradhëtari që vizatojnë disa dhe që kishte si qëllim t’i shiste ujrat tona Greqisë. Natyrisht, as për Edi Ramën nuk mund të mendohet e njëjta gjë.

Por, në fund të fundit, ata janë politikanë që veprojnë sipas interesave afatshkurtra dhe manovrave që u japin efekte të menjëhershme, prandaj ligji dhe kushtetuta ka parashikauar që ata të jenë të kontrollueshëm, kur nënshkruajnë marrëveshje ndërkombëtare me efekte dhjetra apo më shumë vjeçare.

Pikërisht në këtë kontrollueshmëri dhe transparencë po këmbëngul edhe Ilir Meta përballë logjikës së Edi Ramës që po përsërit refrenin e zgjedhjeve: “E dua tepsinë të tërën dhe i vetëm”.

Dhe këtu Meta ka të drejtë, sepse as deti dhe as kufijtë nuk janë si koncesionet, kullat apo inceneratorët që mund të lihen në mëshirën e tepsisë të një grykësi të pangopur.  

©Lapsi.al

16 Comments

  1. S’le bythe pa lepire per t’a shitur vehten si nje analist te paanshem, dhe aq shume po e tepron kete tipar, sa perdite e me shume po humbet personalitetin tend.

  2. Skerdi,
    te pzicionohesh nuk do te thote te shkelesh ligjet nderkombetare te te drejtave kufitare te shteteve.
    Ajo eshte e drejte e gjykates te interpretoje dhe zbatoje kushtetuten dhe ligjet e shtetit.
    Perkundrazi, kur pretendon te besh analiza politike, pozicionimi kur eshte objektiv te ben dinjitoz dhe te imponon respekt, ne te kunderten perfundon nje “qurravec politik”

    1. Keto jane deklarata me fjale imponuese po pa asnje thelb.

      Bushati po kerkon qe te respektohet standardi i vendimit nr.24 te Gjykates Kushteuese te vitit 2010, te cilin vete PS e konsideroi fitore. Ku eshte problemi ketu?

  3. Shqiperi eshte shitur e gjitha,toka ,deti,ajri,nentoka,lumenjte dhe gjithcka.Pozicioni I Metes eshte falls per te rikuperuar stervjedhjet me defter dhe lopate.

  4. Andi eshte aq koqe sa mendon qe do te na tregoje te “verteten”! Shyqy qe kemi Tosin,Andin,Yllin, Frok Cupin Precin,Gjekmarkaj, Fugen! Mediokriteti na mbyti!

  5. Ilir Meta eshte aq i zgjuar te kuptoje se pazari i ndyre qe beri Bushatlija ne Krete “bie ere”. Greket e vune Bushatlien te kerceje si cingie sipas muzikes tyre. Natyrisht, kete nuk e bene se Bushatlia ishte Konseguent (sic rreken ca bythlepires te Rames ta paraqesin), por sepse Bushatlia i hodhi kembet sipas “Valles” tyre. Marreveshja eshte krejt hermetike per shqiptaret. C’do gje del vetem nga c’fare thone mediat greke. Greket jane te kenaqur vetem me nje marrveshje sipas interesit tyre. Kete ka bere Bushatlia e tani do the firmen e Metes per tu fshehur pas saj. Por zor se bindet Ilir Meta te shkele ne kete derrase te kalbur. Ai e njeh mire Ramen, ja njeh kulisat dhe Bushatlies tij.

  6. Te koshte marre ndonje thele te mire LSI-ja nga tepsia e Rames, atejere do te shihej ‘qendrimi publik’ i Metes… po ja qe s’mori gje.
    Gjithsesi me pelqeu perdorimi i “vjegezes”!

  7. Per komentatorin(se ia kalon komentuesit) “Lubonja, shok i Andit”
    Ke harruar ca koqe te tjera o komunist, Muçin, Shpetimin, Kolin, Arjanin, Eduardin, Blendin, Arturin….

    1. “Namyti Mero Llumi” ! Keni shume te drejte! Eshte krijuar nje kaste e ndyre e “analisteve”, lista eshte me e gjate! Me vjen mire qe je i zgjuar dhe kupton se cfare po ndodh ne Shqiperi! Urime!

  8. anticensurë25642654
    21/02/2018 te 10:42
    po të heqim nja dy rreshta gjithçka është në rregull!
    në radhë të parë
    më në fund po flitet për këtë tradhëti të madhe!pavarsisht se kanë kaluar dy muaj nga dalja e majës së aisbergut!pavarsisht se ka dy muaj që po ulërijmë,ne komnetuesit në gazetat online!
    tashti tikëthehemi këtyre dy rreshtave pak a shumë të trashë dhe të pa përputhshëm me shkrimin dhe filliin e reagimit!
    “Le të jemi të qartë, as Sali Berisha nuk është ai tradhëtari që vizatojnë disa dhe që kishte si qëllim t’i shiste ujrat tona Greqisë. Natyrisht, as për Edi Ramën nuk mund të mendohet e njëjta gjë.
    Por, në fund të fundit, ata janë politikanë që veprojnë sipas interesave afatshkurtra dhe manovrave që u japin efekte të menjëhershme, ”
    tradhëti do të thotë kur një person apo qeveri shkel interesat e një personi i cili i ka besuar,ose të një shteti që duhet ta mbrojë!!
    pra të gjesh një arsye për të shkelur interesat e vëndit tënd,mund ta bësh në çdo kohë,por në asnjë rast nuk ke të drejtë!!
    pra,kushtetutë ligje e nën ligje shkeljen e interesave të vëndit e pengojnë!moszbatimi me qëllim i këtyre kushteve do të thotë se shkelja e intersave të vëndit është e qëllimshme në përfitim të një shteti tjetër!
    pra është një tradhëti shtetërore!!
    të gjithë qeveritë e krijuara gjat pushtimit nazifashist,jo vetëm në shqipëri,patën dhe ata arsyet e tyre,duke filluar nga bindja deri tek frika,por të gjitha u quajtën TRADHËTARE!!
    kështu o bushat!!mos hyr dhe ti në krahun e mbrotësve të tradhëtisë!
    sepse kjo kohë e mbrojtjes së saj po na bën që tradhëtarët ti quajmë patriotë dhe të pranojmë tradhëtitë e pushtetarëve të sotëm!!

    bushat e shoh që pas komentit tim janë publikuar dhe shumë shkrime të tjera!
    ku qëndron problemi që komenti tim nuk duket askund??
    të jetë bërë trasparent??
    mos ki frikë se të marrim të drjtën e fillimit të kundërshtimit!!
    po të ishim,isha i tillë!?kisha dalë me emër e mbiemër!!nuk më intereson protagonizmi e as medaljet e tribuna!

  9. POTALIT; A mos valle keni filluar te beni seleksionime ne komentet qe postohen? Me aresyetimin se dje doli nje koment nga adresa ime, ndersa sot ajo eshte fshiire. Per sqarim, apo per mos pranim. Ne, une si ndjekes i ketij portalido vazhdoj tju ndjek per koherencen e lajmeve qe na jepni, per kete ju falenderoj, pavaresisht nga shijet e disa komentueseve. SUKSESE, PORTALIT, __LAPSI.

    1. i nderuar komentues mos u shqeteso edhe mua keshtu me ka ndollur ,ceshtja komentit eshte ne varesit te cilesese ti mund te flasesh ter diten budallalliqe i nxjerrin menjeheres sepse skan vlere por kur komenti ka vlera potenciale ,te dobisheme un mendoj se klasifikohet me kohen ai del por pas nje kohe sepse tani nuk jane zhvilluar idet e vlersimit te zhvillimit te ralitetit ,p,sh me ka rastisur komente tek ora news por i mbyllen komentet ,ishin argresive por me shvillim objektiv ,ato prisnin te bashkoheshin elemente te ndollte dhe dhe nxirrnin komentin pas disa ditesh por e rendisnin ne ngjarjet tjera si te ngjasheme per temat por qe vlera e komentit nuk humbet sepse redaksia i menaxhon ngjarjet ne lillshmeri temash ato mund te nxjerrin dhe nje koment qe dikush e ka bere para disa vitesh per ngjarje te ngjasheme qe ndollin tani kjo redaksi vjen duke u pasuruar gjithnje me ide te reja ,dhe kushdo qe ka kohe dhe mundesi ,ka njohje te gjere politike fetare psikologjike praktike shkencore le te bashkohet ne kete portal ti kontribojne shoqerise sone me urtesi dinjitet persosmeri se ne menyre te padiskutueshme nje pale i menoxhon si tema palet shikuese i analizojne si dobi kurse palet e interesuara inspirohet vlersimi ralitetit ndarja problemit dhe orientimi zgjilljes shkurt gjitha portalet vezhgohen dhe menaxhohen nga breda dhe jashte ,dhe kur paraqiten dobi ndoll qe behen celes zgjilljesh njerzore aty ku askujt si shkon mendja zoti e bene rrisk te dalin zgjillja por njekohesisht tregojme qe jemi komb qe meritojme ate cfar na takon eklipsojme perkrahje fuqi ndihmes zgjillje unitet bashkveprim pa u takuar njohur vetem duke komentuar sepse behen lilljet ne ide dhe pas vine dobia e veprimeve ju ftoj ne dobi

  10. por shtoj qe ne komentete mos vihet shum elementi akuz sharje banalitet por me shum urtesi per qartesi te detajeve te zhvillimit dhe dobive mbasi keto nxisin kuptimin masiv per dobi vlera unitet tolerace pajtim ndryshim per mire duki i mundesuar gjitheve nje zgjillje permes se drejtes hakut vlerave pajtimit dhe botkuptimit ,mbasi fjala vjen nje njeri zullumqare vertet dikujt i ka grabitur te drejten dhe shkaktuar kosto ,por mund te pajtohen me faljen e kostos moshakmarrje ne kembim te kthimit te drejtes ku nje pale merr te drejten e vet dhe pala tjeter clirohet nga krimi stresi dhe ndryshon per mire dhe dy palet mbeten te sigurta ne paqe mirkuptim ,kjo eshte esenca dhe perqasja

    1. ti disa gjëra i thua bukur por tek të tjerat ja fut pak si pordhës lali!!
      urtësi është dhe AKUZA,urtësi është dhe shfryrja e dufit!!
      si e thua dhe ti këta nuk publikojnë ato shkrime që ju djegin dhe jo ato të ndyrat!këta nuk publikojnë shkrimet që nuk janë në përputhje me trushpëlarjen!këta nuk kanë interesin e informimit të popullit,e atij populli që është i denjë,dhe e meriton të ketë një informacion të drejtë,të pastër,por kanë interesin e shpëlarjes së trurit!!
      kot nuk është përqëndruar pasuria dhe pushteti në duart e pakë personave!!
      ata po bëjnë gjithçka të mbajnë pushtetin e tyre!
      ky pushtet mbahet vetëm me SHPËLARJE TRURI!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu