• |
ide | kryesore

Përplasja Kodheli-Gjici për PS e Kukësit/ Socialistët në grevë për të tërhequr vëmendjen e Ramës

Lajme, Të fundit



Partia Socialiste në Kukës është përçarë. Shkak është bërë mbledhja e kryesisë së socialistëve, e zhvilluar më 17 janar, ku u vendos që Safet Gjici të zëvendësoje Mimi Kodhelin si të deleguar për qarkun e Kukësit.

Një grup socialistësh thonë se ky vendim është i padrejtë dhe thonë se kanë nisur edhe një grevë urie në mënyrë që të tërheqin vëmendjen e kryeministrit Edi Rama.

Pjesë nga deklarata: 

“Shkarkimi i znj. Mimi Kodheli si e deleguar për Qarkun tonë është i padrejtë, pasi ajo përfaqëson në Kuvend votuesit e PS-së së Qarkut Kukës. Personi i ngarkuar si i deleguar për Qarkun Kukës z. Safet Gjici është në kundërshtim me statutin e PS-së dhe nuk përfaqëson interesat e socialisteve të Kukësit, as të votuesve të PS-së Kukës, pasi me veprimet dhe mosveprimet e tij e ka dëshmuar këtë. Në këtë mënyrë problemet tona të premtuara për zgjidhje jo vetëm që nuk filluan të zgjidhen, por me një revansh dhe më të shtuar u agravuan duke u shkelur rëndë të drejtat e socialisteve.” 

Zëra në Kukës thonë prej disa kohësh, Safet Gjici ka nisur “me dorë të fortë” duke bërë lëvizje në administratën lokale. Të njëjta burime shtuan se emri i Gjicit përmendet si kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e ardhshme. Ky i fundit, është parë sot në kryesinë e Kuvendit, në zyrën e grupit parlamentar socialist, ku sipas burimeve, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë konflikt me Mimi Kodhelin.

DEKLARATA E PLOTE: 
“Te detyruar nga mungesa dhe neglizhenca e vazhdueshme e Drejtuesve te PS Kukes dhe Kryesisë se PSSH ndaj nesh socialisteve te Kukesit , bëjmë këtë deklaratë për shtyp për të bërë publike shume problematika tonat të cilat me e rëndësishmja është që të vendoset në vend morali i PS dhe i socialisteve të Kukësit pasi
Për shkak të neglizhencës së përsëritur të kryetarit dhe Drejtuesve të PS-së, Kukës dhe të humbjes së besimit ndaj tyre me shume se 1/3 e Asamblesë se Kukësit sipas statutit te PS-së i kërkoi kryesisë votëbesimin e Kryetarit dhe marrjen e masave për zgjidhjen e problematikave tona.
Nga ana e Kryesisë me dt. 17.01.2018 me përfaqësues z. Taulant Balla dhe Ilir Beqja u paraqiten vendimet e Kryesisë se PSSH dhe premtua zgjidhja e problemeve te shtruara deri me dt. 10.02.2018.
Vendimet e kryesisë ishin si me poshtë:
Pezullimi i Kryetarit dhe Sekretarit te PS Kukës
Shkarkimi i znj. Mimi Kodheli si e deleguar për Qarkun Kukës
Ngarkimi me këtë detyrë z. Safet Gjici
Ne kundërshtojmë ne mënyrë absolute këtë vendim pasi:
Shkarkimi i znj. Mimi Kodheli si e deleguar për Qarkun tone është i padrejte pasi ajo perfaqeson ne Kuvend votuesit e PS se Qarkut Kukes. Personi i ngarkuar si i deleguar per Qarkun Kukes z. Safet Gjici është ne kundërshtim me statutin e PS dhe nuk përfaqëson interesat e socialisteve te Kukësit, as të votuesve të PS, Kukës pasi me veprimet dhe mosveprimet e tij e ka dëshmuar këtë. Në këtë mënyrë problemet tona të premtuara për zgjidhje jo vetëm që nuk filluan të zgjidhen, por me një revansh dhe me te shtuar u agravuan duke u shkelur rëndë të drejtat e socialisteve. Kjo deklarate behet për te qene transparent për publikun pasi ne menyre institucionale brenda PS nuk gjetëm zgjidhje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *