• |
ide | kryesore

PS zhvesh Fatmir Xhafajn nga kostumi i martirit, refuzohet vetingu për Ministrin e Brendshëm

Lajme, Të fundit



Në prezantimin që i bëri projektligjit të Vetingut në polici, Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj lëshoi një deklaratë të guximshme për llojin e politikanëve shqiptarë. Pa iu dridhur qerpiku, Xhafaj paralajmëroi vetingun e politikanëve.

Madje Xhafaj mori poza prej martiri, kur u vetëofrua të kontrollohej i pari nga vetingu politik, sipas deklaratës së mëposhtme.

“Nëse duhet një ligj i vetingut për politikanët, unë jam i pari që do ta votoja me të dy duart. Besoj që ai draft duhet të ketë që të vetohem unë i pari, meqenëse jam hartuesi i reformës në drejtë- si, hartuesi i këtij projektligji dhe Ministër i Brendshëm për momentin në këtë detyrë. Por besoj fort që në mënyrën si është ndërtuar dhe vetë reforma në drejtësi, në mënyrën se si është konceptuar ajo, unë besoj shumë shpejt që do të kemi dhe veting për politikën, qoftë për çështje të figurës, qoftë për çështje të njerëzve në politikë. Dhe në mënyrë të veçantë të atyre që kanë pasur rol vendimmarrës, në fatet e këtij vendi dhe në pasuritë e qytetarëve të këtij vendi”

Nuk kaluan as 24 orë dhe deputetët e Partisë Socialiste e kanë nxjerrë bllof. Propozimit të opozitës që në vetingun e policisë të përfshihej edhe Ministri i Brendshëm, socialistët i kanë thënë Jo, duke e rrëzuar me votën “kundër” në Komisionin e Sigurisë.

Me votimin në Komisionin e Sigurisë, Fatmir Xhafaj kishte shansin të tregonte se deklarata e tij nuk ishte thjesht një shashkë. Por siç duket pohimi pompoz u bë vetëm për efekte mediatike, sepse në të vërtetë frika nga vetingu politik është e qartë në votën një ditë më pas.

Propozimet e Partisë Demokratike në projekligjin e Vetingut në Polici

· Ministri i Brendshëm, shefi i tij i kabinetit dhe zëvendësministrat të jenë subjekt i vettingut sipas të njëjtave kritere për trupën e policisë.

· Organet e vettingut të jenë jopolitike dhe jo nën varësinë e Ministrisë së Brendshme apo qeverisë, siç parashikohet në draft.

· Shtrija nga 5-10 vjet e vettingut për ndalimin e përfshirjes së policëve në aktivitete politike. Në draftin aktual është vetëm 3 vjet.



5 Comments

  1. Një Veting per pastrimin e figurave të politikanëve e juristve, duhet të niste që me aktivitetin e tyre në diktaturën enveriste.
    Vetëm nëse realizohet ky Veting, shqiptarët mund të shpresojnë në një reformë demokratike të drejtësisë

    1. po ca jane kto propozime qesharake qe bejn kta te PD mor aman. At ven me projektligj gati kta duan te shtojn 3 fjal;i lan nam. Behuni pak me serioz dreqi e mori

  2. rama e han mutin qe ben vet si me rasin e metes 21 janarin,madje edhe tash i han metes mutin,por ka nji ndryshim :nuk ESHT muti i nje hajni me ze dhe figur por MUT PRESIDENTI QE E BERI VET.anonimus i pa emer,astrit shikoni se ndoshta rama ju ka len ca.

  3. Po cfare “martiri” eshte Fatmir Xhafa kete ju gazetarucet e Lapsit e dini ,qe politika shqiptare ,gazetaria ,dhe sidomos biznesi nuk ka engjej edhe kete shqiptaret e dine dhe nuk kanevoje qe tu a thote PD nena e krimit ne Shqiperi prandaj ngrihuni ne lartesine qe mund te fluturoni me keta shkrime se ndoshta Fatmir Xhafa del me i paster nga te gjitha keto qe permenda me lart megjithse une qe po ju shkruaj skam pike respekti per menyren sesi ai zgjodhi Drejtuesit e Policise pasi nuk behet Policia me Ard Veliun dhe Taulant Gjoken

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *