• |
ide | kryesore

Shullazi heq dorë nga marrja në pyetje e ish-kryeministrit Berisha

Lajme, Të fundit



Avokatët e Emiljano Shullazit ka hequr dorë nga kërkesa për t’u marrë në pyetje ish-kryeministri Sali Berisha, në gjyqin që po zhvillohet ndaj klientit të tyre. Më herët, Shullazi kërkoi si dëshmitar në gjyq ish-kryeministri Berisha, kërkesë të cilën Gjykata e kishte pranuar.

Por në seancën e sotme, Shullazi dhe grupi i tij u shprehën se hiqnin dorë nga kërkesa për t’u marrë në pyetje Berisha, si dhe dy dëshmitarë të tjerë, Ardian Cipa dhe Shyqyri Duraku. Sakaq, avokatët e të akuzuarve kërkuan ballafaqim të ri në gjyq, me Ylvi Beqajt dhe dy avokatëve Alban Qafa dhe Nexhat Kambo.

Mbrojtja kërkon që ata të ballafaqohen për dëshminë e tyre se Ylviu u pati thënë që ishte kërcënuar nga Besim Hajdarmataj për të dëshmuar kundër Shullazit. Por Gjykata nuk është shprehur ende për kërkesën për ballafaqim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *