• |
ide | kryesore

Top Channel shigjeton Metën dhe mbron qeverinë për marrëveshjen e detit

Lajme, Të fundit



Që prej kohës kur politika dhe mediat janë të detyruara të bashkëjetojnë si pushtete paralele mes tyre ekziston një konflikt i hapur. Politikanët mbrojnë fshehtësinë dhe arsyen shtetërore, ndërsa gazetarët militojnë për transparencën dhe zbardhjen e sekreteve për publikun. Top Channel është rreshtuar sot mes atyre mediave që kërkojnë të përmbyset ky raport.

Duke raportuar një lajm që e ka etiketuar si “EKSKLUZIV”, televizioni më i madh në vend është përpjekur të justifikojë përpjekjet e qeverisë Rama për të negociuar në mënyrë të fshehtë marëveshjen e detit me Greqinë.

Fillimisht Top-i ka zbuluar se pala shqiptare mendon të shkojë me 13 negociatorë në bisedime përballë vetëm 4 që do të kenë grekët. Dhe pastaj është munduar ta justifikojë mungesën e transparencës së qeverisë me merakun e saj se mos pala tjerë i përdor këto sekrete në avantazhin e saj. Po ta dëgjoni me vëmendje në kronikën e Top (shiko më poshtë thuhet: “Në të gjithë këtë histori, qeveria shqiptare ka aplikuar një profil të ulët, duke privilegjuar komunikimin në rrugë institucionale dhe jo publik, pavarësisht kostove që kjo i ka shkaktuar në sytë e opinionit publik për mungesë transparence. Duke aplikuar këtë profil të ulët, qeveria shqiptare mesa duket nuk do që në media të filtrojnë detaje, që pala greke mund t’i përdorte në avantazhin e saj).

Dhe si të mos mjaftohej me këtë justifikim për qeverinë, kronika e Topit shigjeton edhe Metën, se me lëvizjet e tij dhe konferencën e shtypit po e prish këtë strategji të qeverisë. Si për të vendosur qershinë mbi tortë Top Channel siguron se kabineti Rama do t’i përgjigjet me qetësi dhe dashuri presidentit.

©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *