• |
ide | kryesore

VIDEO/ Rama zbulon komplimentin e çuditshëm që i ka bërë Merkel

Lajme, Të fundit



Në emisionin “Provokacija” të Mustafa Nanos, kryeministri Edi Rama, ka folur për marrëdhënien e tij me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel. Për Ramën, kjo marrëdhënie për të është shumë e posaçme.

“E vërteta është që qysh në momentin e parë kemi pasur një marrëdhënie, për mua shumë të posaçme. Për atë s’besoj që të hyj te marrëdhëniet e saj të posaçme sepse ka shumë të tjerë përpara meje”, – tha Rama.

Sipas Kryeministrit të Shqipërisë, Angela Merkel e ka komplimentuar, kur ai u shfaq për herë të parë me atlete.

“Çfarë mund të mendojë Angela Merkel për Edi Ramën? Nuk e di duhet ta pyesni, nuk e kam idenë. Di të them që për atletet, kur u shfaqën për herë të parë më ka bërë një kompliment shumë të bukur” – tha kreu i qeverisë.

Kujtojmë se më herët Rama ka deklaruar se atletet ia ka pëlqyer edhe presidenti francez Macron të cilit i ka dhuruar një palë të tilla. ©LAPSI.al

https://youtu.be/3av4s6e747c



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *