• |
ide | kryesore

Vizita e Cipras në Korçë, Meta: Nuk më imponohet dot për kufirin detar!

Lajme, Të fundit



Kreu i shtetit, Ilir Meta tha se nuk do të lëvizë nga Kushtetuta dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese pavarësisht se Rama dhe Cipras po bëhen gati të festojnë në Korçë arritjen e një marrëveshjeje, edhe për kufirin detar.

I pyetur nga gazetarët, nëse ndjehej në presion për shkak të vizitës së Cipras në Tiranë, Meta tha se asnjë axhendë ndërkombëtare nuk mund t’i imponohet zgjedhjeve të presidentit që është betuar mbi Kushtetutë.

“Më lejoni të shpreh konsideratën më të lartë për kryeministrin Cipras, për konstruktivitetin e tij edhe në situatat më të nxehta në retorikat populiste mes dy vendeve dhe nga kjo konsideraë, i uroj suksese për vizitën në Korçë dhe në Shqipëri, por axhenda e cilitdo personalitet nuk mund të më imponojë mua dhe askujt që të përmbush detyrimet e mia për realizimin me sukses dhe mënyrë transparente dhe përfundimtare të një marrëveshjeje historike që duhet të zgidhet njëherë e përgjithmonëë.

Qeveria ka të gjithë të drejtën të një marrëveshjeje që janë kompetencë e saj me qeverinë e Greqisë dhe qeveritë e tjera por në këtë çëshje e bëra të qartë se kush është qeëndrimi i presidentit të republikës. Unë këtu kam qenë nga 24 korriku, institucioni i presidentit nuk ka asnjë informacion zyrtar në lidhje me diskutimet që janë bërë me spekullimet e Ministrinë e Jashtme të Greqisë. Ia kam bërë të qartë ministrit që për këtë çështje kaq të rëndësishme, bashkëpunimi do të jetë vetëm zyrtar për të evituar cdo lloj spekullimi, keqkuptimi dhe përgjegjësie të miratuar të cilitdo, të paktën të presidentit.

Edhe sot e ksaj ditë nuk kam asnjë informacion. Jam i qetë, i duruar, konstruktiv. E urrej protokollin, në kuptimin që jam i hapur të punoj natë e ditë për çështje që duan bashkëpunim dhe bashkëpërgjegjësi por unë mund të përgjigjem vetëm për sjelljen time dhe detyrimet e mia institucionale. Vetëm për këto përgjigjem para Kushtetutës, para kuvendit dhe para qytetarëve shqiptarë.

Nuk ndikohëm para asnjë axhende ndërkombëtare në raport me Kushtetutën, por presidenti është i palodhur të garantojë 24 orë për interesin kombëtar.”



2 Comments

  1. Ca president Leshi thua more. Ku ishte ky president kur te gjithe TV u cane duke informuar mbi takime intensive midis kastravecit bushati dhe atij grekut dhe presidenti ca bente????? Apo sot ju ngref? Te gjitha keta cerra dhe horra mund ti besh me faj dhe eshte minimumi, por fajin kryesor e ke ti or shtangist qe nuk je ne gjendje (per arsye biznesi te kuptohemi) ti tregosh vendin gjithesecilit. Tek e fundit kjo eshte detyra jote…. Nuk je aty per te bo sehir kur cilimijte e konsiderojne dhe e grisin kushtetuten sikur te jete leter higjenike….

  2. I pa emer,Me detyrat dhe te drejtat qe ka tani ,Presidenti i Rapublikes eshte treguar korrekt,doni,apo nuk doni ju.Tani qe e futen ne valle,po vepron dhe me transparence,jo vic veproi ministri jashtem,bashke me kryeministrin,po inforrmon edhe veprimet qe ka marre dhe qe do te marre,ne perputhje me kushtetuten,.Cdo njeri,apo institucion,vleresohet per veprimet qe ben aktualisht,nese ky president nuk i perlqente qeverise,te mos e propozonte vete.Tani qe e vendosi vete,te mos luajne by…sa andej-kendej,por te zbatojne kushtetuten,duke mos i nderhyre ne te drejtat dhe detyrat e presidentit,dhe ta lene te qete,ne punen e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *