• |
ide | kryesore

200 kg kanabis gati për shpërndarje, pranga 2 shqiptarëve në Turqi

Lajme, Të fundit



Dy shqiptarë, njëri prej të cilëve me origjinë nga Kosova, janë arrestuar nga Policia e Stambollit teksa po përpiqeshin të hidhnin në treg 200 kg kanabis në llojit skunk.

Gazeta turke “Milliyet” tha se droga në Turqi ishte futur nga dy trafikantët 27-vjeçari D.R. nga Kosova dhe 33-vjeçari me iniciale J.A. nga Shqipëria.

Sipas medias turke, dy të arrestuarit ishin pjesë e një rrjeti ndërkombëtar droge me qendër në Shqipëri, ndërsa vlera në treg e drogës së kapur ishte mbi 2 milionë euro.

Droga raportohet se është futur në Turqi me rrugë tokësore dhe po fshihej në një adresë në Kucukcekmece. Trafikantët shqiptarë e kishin ndarë kanabisin në paketa dhe e kishin bërë gati për shpërndarje në momentin e arrestimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *