• |
ide | kryesore

Akuza për homofobi ndaj serialit “Friends”, flet Matt Le Blanc

Paparazzi, Slider



Në një intervistë për “BBC”, ku ka prezantuar edicionin e “Top Gear”, Matt Le Blanc i është përgjigjur disa polemikave të fundit që kanë lindur në rrjtetet sociale në lidhje me serialin “Friends”. Disa nga yjet u akuzuan se ishin “homofobikë”, “transfobikë” apo  “seksistë”, por Le Blanc nuk është dakord me këto akuza dhe shprehet:

“Unë nuk pajtohem fare me temat që po trajtohen sepse këto tema janë çështje që i kanë bërë ballë testit të kohës dhe nuk bëhet fjalë për ato që flitet, por janë tema si besimi, dashuria, marrëdhëniet familjare dhe tradhëtia.”

Matt Le Blanc është munduar të flasë dhe të ndreqë edhe kritikat që Sitcom i kishte bërë nga viti 1994 deri në 2004-ën, kur ai luante rolin e Joey Tribbiani.

Kjo nuk është hera e parë që seriali amerikan është objekt i këtyre kritikave, mjafton të kujtojmë disa video që përmbajnë batuta homofobike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *