• |
ide | kryesore

Albano Bogdo: Problemi me alkolin, “Portokallia” kishte hall mos u kopjoja teknikat

Paparazzi, Slider



Albano Bogdo ka qenë ditën e sotme i ftuar në emisionin e mëngjesit, “Rreze Dielli. Në një bashkëbisedim me moderatorin  Alban Musa, aktori ka rrëfyer arsyen përse nuk flet me regjisorin e “Portokalli”,-së Altin Basha.

Përpara se të niste punën në Apartamentin 2xl, Albano ka dhënë audicion në spektaklin e humorit në Top Channel. Por interpretimi i tij nuk u pëlqye nga regjisori i “Portokalli”-së Basha kështu Albano nuk arriti të kualifikohej. “Vajta për audicion te Portokallia me 4 role dhe Altin Basha nuk pëlqeu asnjë prej tyre. Pas 3 muajsh në 2XL më thotë Besi që të vija në Portokalli dhe të bënim një pjesë. Unë vajta 1 ditë në mbledhje dhe nuk më ngjiti dhe ika që aty. Nuk ndjeva ndonjë obligim të thosha arsyet pse ika që aty sepse nuk isha i punësuar. Pas kësaj dëgjova që kishin thënë se që gjoja vajta për të spiunuar teknikat. Dëgjova gjithashtu edhe se Altin Basha kishte thënë që sa të ishte ai unë nuk shkel më këtu. Dhe unë nuk hëngra bukë për 20 minuta ”,- është shprehur Albano.

Por ndër të tjera Albano ka rrëfyer edhe detaje nga jeta personale. Aktori është shprehur se vesi i tij më madh ka qenë alkooli. Ai e konsumonte aq shumë sa varësia ndaj tij bëri që të ndahej nga e fejuara me të cilën kishte një lidhje disa vjeçare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *