• |
ide | kryesore

Ambasada amerikane: Jemi të zhgënjyer nga deklarata e Ramës në Kosovë!

Lajme, Të fundit



Ambasada amerikane reagoi mbi propozimin që Edi Rama bëri në Kosovë për një president të përbashkët mes dy vendeve. “Të zhgënjyer” shfaqen amerikanët nga ajo që e quajnë “gjuha e shkujdesur që aludon për bashkim”, duke iu referuar fjalimit të Ramës në 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovë.

Deklarata e plotë

Ambasada e SHBA mbeti e zhgënjyer nga deklarata e Kryeministrit Rama mbi Shqipërinë dhe Kosovën me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Gjuha e shkujdesur që aludon për bashkim është e padobishme dhe dëmton marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet fqinje. Ne i bëjmë thirrje udhëheqësve që të jenë fqinjë të mirë dhe të lënë mënjanë gjuhën ndarëse të së shkuarës.

Kryeministri Edi Rama, deklaroi në fjalimin e tij në parlamentin e Kosovës se një president i përbashkët Kosovë-Shqipëri do të ishte simboli më i mirë i një uniteti të të dyja vendeve.

“Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme, e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, por pse jo, një president si simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë. Mbase ky përfytyrim sot mund të mos jetë i këshillueshëm në rrafshin e nacionales. Por historia për të cilën mora leje qysh në fillim për të mos folur sot na këshillon se çka është e drejtë të ëndërrohet nuk është e pamundur të realizohet. E ardhmja u takon atyre që i paraprijnë asaj, dhe e shkuara e 20 viteve të fundit të këtij vendi, Kosovës, u ka paraprirë fal njerëzve të po këtij vendi, i një të ardhmeje që në çdo rast është më e afërt sesa largësia që e shohim sot”, u shpreh Rama në parlamentin e Kosovës.



5 Comments

  1. Po kerkoj artikullin mbi kabllogramet e Wikileaks mbi marreveshjen e detit ne 2009 ku Greqia kishte perfitusr 350km det dhe Amerikamrt ishin terhequr menjane nga cesgtja…
    KU IKU ARTIKULLI?

  2. Hajde dhe nje jave me deklaraten e ambasades… Tashti i paskan kaluar leket ne llogari LU-se.
    Denoje Edi Ramen ashtu sic di ti, mas pilafit

  3. As un spo e gjej ate shkrimin per 350km e detit nga wikileaks. Megjithate duke e njohur tashme nga media politiken e Shba, bindem se e kane ndersyer vete Ramen per deklaraten e presidentit te perbashket, por qe ua do puna ta lundershtojne…me zhgenjim

  4. Dhe amerikanet se kane kuptuar nentekstin e KM tone qe se kuptoi njeri ne kete bote.Tani i bie qe ose te gjithe jane budallenj dhe KM yne i mencur ose te gjithe normale dhe KM yne i mete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *