• |
ide | kryesore

Dokumentari / Dëshmia e amerikanëve se si fitoi Greqia 350 KM nga marrëveshja e detit

Arkiva, Kryesore, Lajme



Sot kur qeveria shqiptare është futur në tratativa opake dhe pa asnjë transparencë publike me Greqinë për të ndarë edhe njëherë në mënyrë klandestine kufirin detar është mirë të rishikojmë sërish atë që ndodhi në vitin 2009. Edhe atëherë kabineti Berisha duke anashkaluar presidentin. Duke mos informuar Shqiptarët bëri një marëveshje që sipas specialistëve i kushtoi vendit tonë 350 KM hapsirë detare. Edhe pas nënshkrimit edhe pasi shpërthyen polemikat, si në nivel politik, po ashtu edhe në nivel ekspertësh, protagonistët e atyre negociatave pretenduan se kishin bërë zgjedhjen më të mirë.

Deri sa skandali i madh i Wikileaks nxorri kabllogramet e departamentit të shtetit për Shqipërinë. Në disa korespondenca të ambasadës amerikane në Tiranë thuhet troç. Marveshja e detit që bëri Sali Berisha u ndikua nga kërcënimi grek për të vënë veton lidhur me përparimin e Shqipërisë drejt Brukselit. Athina madje kërkoi që amerikanët dhe fuqitë e tjera të mëdha të liheshin jashtë këtyre negociatave.

Sipas kabllogrameve edhe negociatorët shqiptarë e kanë pranuar me gojën e tyre në selinë e rrugës së Elbasanit se ata i janë përshtatur vullnetit të palës helene.

Dokumentari i mëposhtëm tregon pikërisht këtë.  Ai hyn në një Zonë të Ndaluar që e nxorrën në pah vetëm dalja e kabllogrameve. Ai krahason gjithëashtu gjithë debatin e nxehtë që u zhvillua në Shqipëri nën syrin e dokumentave të departamentit të shtetit.

Ndaj kjo histori që i kushtoi shumë Shqipërisë, nëse ajo nuk do të qe rrëzuar nga Gjykata kushtetuese është sot më aktuale se kurrë. Sepse edhe sot bisedimet për rindarjen e detit po zhvillohen në fshehtësi të plotë, duke u përpjekur sërish të anashkalojnë presidentin e republikës dhe pa nxjerrë asnjë të dhënë se kush do të negociojë dhe me çfatë objekti.  

©Lapsi.al

 

 



19 Comments

  1. Ja pra politikat e “aleateve tane me te medhenj” – para greqise zbythen dhe e pranojne, kurse sidomos keto kohet e fundit japin e heqin viza zyrtareve shqiptare te pafuqishem

    1. Nuk kane faj aleatet qe ne e shesim territorin.Edhe ketu do gjejme fajtor te tjeret? Paska pasur falje territori atehere, dhe sic duket po behet prape tentative per t’i kenaqur greket.Prape s’do na kene faj te huajt, as greket ne fund te fundit ata shohin interesin e vet.As politikanet ,se ata shiten per 2 leke.I gjithe faji eshte i yni, nqs nuk reagojme tani qe akoma jemi ne kohe.Nqs jo,te mbyllim gojen.E pe ne Berat 6 protestues kishte gjithsej.Ne tirana para ca ditesh, me pak se 50.Turp

    2. Aleatët e tu të mëdhenj mund të të marrin diçka me zor, por nuk mund të ta japin me zor. Vetë i kemi mënjanuar. Çfarë faji të ka tjetri kur ti nuk e pranon? Apo bëji kakën ti dhe fajin e ka tjetri?

    3. perfundimisht greqia po pershkallzon rrugen drejt arbitrashit dhe hapjen e kutis se pandosros ku bota do i tregoj ku i ka kufit dhe duke detyruar te shkojne aty ku ishin para coptimit etnik,kjo eshte perfundimi i gjith ballkani aty ku ishin perpara se te coptohej sejcili me te drejten e vet dhe ne vendin e vet duke mbretur shqipetaret administrues territori pavarsisht popullsis ne te kjo eshte kruajtja e shpines qe sa me shum ta kruajn aq me shum u djeg deri sa tu pushojne me venien e te drejtes ne vend bejne analizen dhe binden praktikisht qe padrejtesia ka cmim kosto dhe padrejtesia ka humbje shkatrrim ndeshkim kapitullim sipas shkalles se ushtrimit saje dhe vijimin te binden qe paqa mirkuptimi marrveshjet dobit vin me drejtesi hak mbi bazen e vleres nevojes merites reciprocitetit te ndersjellte

  2. Sa mire qe u rikthye artikulli!!! Se ishte zhdukur per nja nje ore a me shume….(thashe se ra nd telefon nga Rr e Elbasanit)
    Kujtoj thirrjet e Washingtonit me shoke qe donin te bashkonin Unionin Amerikan ne lufte kunder Anglise… Rama eshte marionete, por thirrja per “bashkim mes shqipyaresh” s’ka pse te perbeje “zhgenjim” apo herezi per flamurtaret e demokracise ne bote!

    1. samir do te hypi ti nuk je ai qe percan shqiptaret,kujdes ke te besh me 15 milion banor dhe ti smund te mbash nje jo 15 nese sdin hesht ,fol me urtesi se sipas fjales identifikohesh nese mendon se eshte fjal e lire ,mendo se eshte dhe dem kombetare nese nuk flet fjalen e duhur domosdoshmerit jan doba te ftoj ne dobi

  3. Mbrojtje teper e dobet e dyshes pd lsi nga lapsistet. Me pak ndershmeri mund te kishit thene se paktin e 2009 e denoncoi publikisht dhe profesionalisht shqiptari i vertete prof Pashaj dhe partia socialiste , ndersa pjesa me e madhe e anal istave e mbronte paktin e 2009 dhe vazhdon edhe sot ta mbroje.

  4. Ti e ke hallin te lufta ps-pd-lsi mor qyqar… Ne e kemi hallin te skutherite e te dyjave paleve ne e te Shqiperise integrale!

  5. Na çane trapin vertet me greqine. Duan per te disaten here ta kenaqin gjasme per te marr Ok per te çelien e negociatave a thua ti se vetem oreskset e greqise pengojne. Nese dua ta ndjane sipas se drejtes nderkombetare ta çojne ne strasburg si çeshtje.

  6. o rrota qojeni ne arbitrazh dhe pik.po qe qellim per ti falur tok grekve ,burg kushdo qoft berisha apo qelbesira rama,por po doli e vertet burg atij qe genjeu.

  7. “Qeveria e mëparëshme, thuhet në këtë shkrim, bëri një marëveshje qe i kushtoi Shqipërise 340 kilometra”
    Nese deklarohet kështu, atëhere kjo nënkupton se në 2009-tën, Shqipëria i paskej humbur 340 kilometrat.
    Qeveritë aktuale greke e shqiptare, mos po i ribëjnë negociatat që Shqipërisë Greqia ti kthejë 340 kilometrat e “humbura” ?
    Jo mor jo.
    Pas ndërhyrjes e vendimit të Gjykatës kushtetuese, qeveria Berisha e ndërpreu marëveshjen duke pranuar vendimin e saj, e po këtë qe e detyruar ta bëjë edhe qeveria greke.
    Nëntë vjet Greqia nuk e trazoi më “marëveshjen e detit”, e u kujtua ta bëjë këtë në vitin 2018 me “qeverinë patriotike” të Edi Ramës.
    A pat gabuar qeveria Berisha në 2009-tën ?
    Derisa ajo pranoi vendimin e Gjykatës kushtetuese, kjo do të thotë se ajo pranoi se kishte gabuar.
    Ama Shqipëria hyri në NATO, e Greqia nuk mori asnjë metër ujë deti
    Si paraqitet situata sot me qeverinë Rama ?
    Shqipëria si rezultat i “reformës në drejtësi” sot ka një Gjykatë kushtetuese të shpartalluar, vetëm me 5-6 antarë të saj, edhe këta të shantazhuar me Vetingun e famshëm, që Rama e nxjerr si kobure nga xhepi kundër të gjithëve.
    Në 2009-tën Shqipëria e pati një Gjykatë kushtetuese qe e bllokoi marveshjen e dyshimtë.
    Po sot në 2018-tën, ku do ta gjejë Gjykatën kushtetuese që mund ti thotë stop marëveshjes së dyshimtë ?
    Në opinionin mediatik por edhe ate publik, qarkullon mendimi se Rama po i hyn kësaj marëveshje, nën trysninë e Greqisë që kjo të mos vejë veton e saj kundër procesit të integrimit europian të Shqipërise.
    Por a thua vërtetë se do të ishte vetëm vetoja e Greqisë kundër integrimit europian të fqinjit të saj, që do ta pengonte këtë proces ?
    BE ka dalë me deklarata të kjarta se “kushtet” për pranimin në gjirin e saj, i kanë përmbushur vetëm Serbia e Mali i zi, me të cilët “ndoshta” mund të fillojnë proçedurat në vitin 2025. Shqipëria as që vihet në hesap me ndonjë datë të caktuar, por i thuhet se kur ta ketë mposhtur korrupsionin e krimin, kur të ketë kapur “peshqit e mëdhej” të kanabizimit e të trafikut të tij, kur reformat e propoganduara të japin rezultate konkrete në përmirësimin e ekonomisë e normave të demokracisë, do të shohim e do të bëjmë.
    Po i rikthehem edhe njëherë realitetit të 2009-tës.
    Shqipëria u pranua në NATO dukë mos i falur asnjë metër ujë deti, e jo më 340 kilometra siç abuzohet këtu.
    Problemi që duhet të na shqetësojë, nuk është tashmë historia e mbyllur e 2009-tës, por historia aktuale e 2018-tës. E para e punës, nuk bëhet fjalë për metra apo kilometra ujë të kripur deti, se këtë ujë, as e pi e as i intereson kujt “ta vjedhë” apo ta falë. Bëhet fjalë për ate që me elegancë quhet “zonë ekonomike” e këtu është fjala, jo për ujin por për çfarë ka nën ujë. Bëhet fjalë pra për një pasuri të madhe të naftës e gazit që “fshihet” poshtë detit.
    Shqetësimi për shqiptarët sot duhet të jetë se mos i humbasim të dyja, edhe shpresën e integrimit europian, edhe naftën e gazin si një pasuri komëtare për të cilën kemi aq shumë nevojë.
    Kanabisit i doli fare hapur era e ndyrë e krimit, e nuk besoj se do të vazhdohet të konsiderohet më “pasuri kombëtare”, përkundrazi. Nafta e gazi ndonëse e kanë të rëndë erën e tyre për hundët, janë konsideruar e do konsiderohen për ndoshta edhe një shekull, si burimi me i fuqishëm i energjisë pa të ciln nuk mund të ketë asnjë progres në të gjitha fushat.
    A mos rrezikohemi që të humbasim të dyja, edhe këtë pasuri kombëtare edhe ndihmat që mund të na jepte BE si një vend antar të saj. Ky duhet të jetë shqetësimi i të gjithë shqiptarëve e jo historitë e mbyllura apo edhe të pambyllura të së kaluarës.

  8. Edhe diçka tjetër lidhur me këtë temë.
    Më tërhoqi vëmendjen një deklaratë e liderit aktual të opozitës, z.Basha, që çuditërisht injorohet nga mediat.
    Ai e ka deklaruar bile disa herë publikisht, se kryeministrit aktual shqiptar, nuk mund ti besohet negociata për ndarjen e ujrave bregdetare, për faktin se është një person “i shantazhueshëm”.
    Me këtë ai aludonte hapur për faktin, se ndonëse pjesë të “ndërkombëtarëve”, i heshtin bëmat e tij, ata i dijne me fakte të gjitha gabimet e fajet e tij, dhe e kanë të lehtë që aty ku luajnë interesa politike e kombëtare, t”ja mbyllin gojën e rrugët e veprimit
    Po e ilustroj këtë qoftë me ndonjë fakt flagrant
    A nuk e di qeveria greke se pas kujt fshihej ish ministri Tahiri, me makinën private të të cilit bandat e trafikut të drogës transportonin ne Greqi drogë ?.
    A nuk e dijnë shërbimet e sigurisë greke se kush i frekuentonte hotelet lluksoze të Balilit, të cilin ajo e denoncoi si një Eskobar të Shqipërisë ?

    1. O abc! Me seriozitetin qe ke shkruar komentet, tregon, qe je pjese direkt apo indirekt i tradhetise saliniane per shitjen e detit ,per te perfituar mbeshtetjen e Greqise! Te njejten beri dhe Zogu! Pa ofeze, por kjo eshte karakteristike e njerezve tip Esat Pasha,Ahmet Zogu,Sal Rahm Berisha por edhe Luli me Meten! Komenti behet per te shpetuar shpirtin dhe trupin apo se te vjen keq se cfare po ndodh ne vendin tone! Tradhetia e Sales eshte e vertetuar dhe abc mund te kete qene pjese e saj ne nje fare menyre! Saimiri mund te kete bere pjese me Habilajt por duhen prova jo fjale! Edhe per Ramen po ashtu! Andi dhe Shkullaku njeri prej tyre mund te jete abc po cuditin boten me idiotizmat e bedelizmin e tyre! Njerez te peshtire!

  9. ja dh enjë fakt i ri për pisllëkun që po pregatit qeveria shqiptare!
    megjithëse e përdorën këtë lajm vite më parë për të akuzuar berishën,tashti nuk kërkojnë asistencën që amerika ka ofruar në atë kohë!!prapë e mënjanojnë amerikën,në vënd që të bënin të kundërtën!ti kërkonin ndihmë që në momentin e parë!!
    ky terr informimi është përdorur dhe ndaj amerikanëve!!pavarsisht se ata kanë burimet e tyre të informacionit!!
    tradhëtia më e madhe e kësaj qeverie nuk është deti që do të humbim,por “zgjerimi i hapsirave teritoriale të minoritetit,kuotat që do të vendosen për pjesmarrjen në administratë nga minoritarët”!
    përftyroni se sa u bënë më gërk se gërku për 300€,këtë shumzojeni me 10 a 100 dhe do të dalë përfundimi se sa do të bëhen gërk për një vënd pune në administratë!!
    KJO ËSHTË TRADHËTIA E MADHE!!

  10. Berisha u tregua shume smart; arriti te marre nje favor politik, duke perdorur pastaj gjykaten kushtetuese. ne ta dhashe, po ma rrezoi gjykata kushtetuese.. sorry”.
    Kjo eshte perle diplomatike, duhet ta ruani dhe ta beni case per studentet e ardhshem te diplomacise.

  11. Ku pjerdhin ari. Namyti Mero Llumi, Saimir Trapi dhe gjithe trapat e etjere per deshmi.
    Lehni laro kaba, hosana Berisha.

  12. po wikileask ka qit edhe dokumenta sikur ne rafineri naftet ne shqipni i kan vu minat po ne fakt asgja sishte e vertet

  13. O shoku !
    Puna është se unë nuk e di fare se kush je ti e ti nuk e di fare se kush jam unë.
    Të më mdjesh por nëse nuk po të quaj “tradhëtar” se nuk kam fakte, e meriton nje emër tjetër me mbaresën “…..ar” nga marrëzitë e përfundimet që nxjerr me llogjikën e kohës se largqoftit.
    Shoh se shkruan këtu se “abc mund të ketë qenë pjesë e marëveshjes (tradhëtare) të 2009-tës ”
    Me fjalët “mund të kesh qenë”, fare lehtë e pa përgjegjesi mund të thoja ty askushit për mua e për të tjerët këtu, se ti ke qenë oficer i sigurimit e ke vrarë me duart e tua njerëz të pafajshëm.
    Që ta heqësh merakun se paskam marë pjesë ne qeverinë Berisha në 2009-tën e paskam bërë pazare me grekërit, po të siguroj që nuk njoh e nuk më njeh asnjë politikan e qeveritar i këtyre 27 viteve të fundit, pasi jetoj si emigrant mbi një mijë kilometra larg nga Shqipëria që në vitin 1991.
    Në jetën time si në Shqipëri, ashtu edhe në emigracion, nuk kam qenë pjesë e asnjë partie e nuk kam pasur asnjë funksion qeveritar.
    Por falë informacioneve që mund të marë sot njeriu mbrenda edhe disa minutave, e duke pasur të palëkundur asnjëherë dashurinë për vendlindjen time Shqipërinë, nuk e kam shkëputur asnjëhere vemendjen nga problemet e atdheut tim.
    Ndonëse informacionet për “marëveshjet” e detit në 2009-tën ishin tepër kontradiktore, e vetë nuk para ja kam idenë se cilat janë rregullat ndërkombëtare për këtë problem, u ndjeva i lehtësuar kur dëgjova se Gjykata Kushtetuese e bllokoi ate marveshje.
    E quajta një histori të dyshimtë të mbyllur e që verdiktin e dha Gjykata më e lartë shqiptare.

    Pas 9 vitesh kjo histori është rihapur përsëri e ajo që më shqetëson, është fakti se këtë marëveshje e ka marë përsipër ta bëjë në mungesë të plotë transparence, një qeveri që fshehu ate që nuk mund të fshihej. Kanabizimin e gjithë Shqipërise e trafikun prej qindra tonësh të tij drejtë Europës.
    Së fundi të siguroj se nuk jam as Andi e as Shkullaku me shkrimet e të cilëve edhe kam debatuar e ndonjë koment, e nuk e di fare se ku ndodhet edhe “SHQUP-i, nese e ke edhe këtë merak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *