• |
ide | kryesore

Elis Bakaj: Çfarë ndodhi me Olsi Ramën në tunelin e stadiumit

F1, Sport



Sulmuesi i Kukësit, Elis Bakaj ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook duke sqaruar momentin e tensionit në fund të ndeshjes me Partizanin në stadiumin “Selman Stermasi”. Ai u fiksua nga kamerat duke bërë gjeste fyese në drejtim të tifozëve të kuq, që gjendeshin në tribunën qendrore. Për këtë u ndëshkua me të kuq nga arbitri Kridens Meta. Në dalje të fushës ai u përball me drejtorin e përgjithshëm të Partizanit, Olsi Rama. Për këtë moment, Bakaj thotë se nuk ka ndodhur asnjë incident.

“…dua të sqaroj “përplasjen” e sajuar me z.Olsi Rama. Dua ta falënderoj atë për këshillat që më dha në ato moment, kur e kisha humbur kontrollin. Me qytetari dhe kulturë pata një bashkëbisedim me drejtorin e Partizanit. Ai me të drejtë më tërhoqi vëmendjen për veprimet e mia dhe, pasi unë i shpjegova arsyet, më tha të futesha në dhomat e zhveshjes. Pra, nuk ka patur asnjë përplasje mes meje dhe z.Rama. Do t’iu lutesha mediave të mos sajojnë dhe amplifikojnë, për më tepër të mos politizojnë” – thotë Bakaj.

Bakaj shprehet se mban përgjegjësi për ato veprime që ka bërë, por nga ana tjetër nuk lejon askënd ta shajë apo ofendojë, ku siç thotë sulmuesi i Kukësit, është ndjerë i ofenduar që nga fillimi i ndeshjes, nga 2-3 individë të veçantë, tifozë të Partizanit

“Sa i takon momentit tim të nervozizmit, dua të sqaroj se, pa filluar ende loja, jam ofenduar në kor nga familja. Ta dëgjosh është e lehtë, por nëse vihesh për 1 sekondë të vetme në pozitat e mia, atëherë gjithsecili prej jush do të më kuptojë më mirë. Gjithsesi, kjo nuk justifikon sjelljen time antisportive për të cilën mbaj përgjegjësi të plotë para gjithkujt, por me mbingarkesën psikologjike që kisha nga ofendimet konstante gjatë gjithë ndeshjes, reagova në atë mënyrë.

Dua të sqaroj se reagimi im ishte ndaj 2-3 personave në tribunën qendrore të “Selman Stermasit”, të cilët po me shanin si individ gjatë gjithë kohës, edhe në momentin e zëvendësimit. Për më tepër aty ndodheshin edhe familjarët e mi, që janë konfliktuar (jofizikisht) me këta tifozë. Unë durova dhe nuk reagova ndaj pjesës përkarshi të tifozëve, që po më ofendonte pa ndalim. Por, në atë moment, të shikosh 2-3 individë që të ofendojnë familjen, nuk e pranoj. Nuk lejoj askënd të prekë familjen time” – shkruan ndër të tjera Bakaj që shton se nuk e ka harruar të kaluarën te Partizani.

“Shikoj shumë tifozë që më sulmojnë sikur kam harruar Partizanin. Jo, Partizanin e kam në konsideratë! Aty mësova “abetaren” e futbollit! Por, më thoni çfarë të bëj nëse luaj për një skuadër tjetër, të mos i shënoj Partizanit?! Të gëzohem, kur ata më ofendojnë? Reagimet e mia janë të provokuara dhe imponuara nga të tjerë. Përse arbitri nuk e ndali lojën kur kishte thirrje masive ofenduese ndaj meje? Po nëse shahej familja e tij, a do ta ndërpriste ndeshjen?” – thotë Bakaj. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Nuk ka futbollist me moter shkerd hyer se ky bakaj, prandaj ka perfunduar si qen tek kukesi kur shoket e tij te kombetares luajne ne europe dhe fitojne miliona

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *