• |
ide | kryesore

Erë lufte? 4 avionë luftarakë turq fluturojnë mbi Athinë dhe përndjekin ministrin grek

Lajme



Helikopteri i një ministri grek u “përndoq” ditën e sotme nga disa avionë turq që i kërkonin të largohej menjëherë nga hapësira ajrore.

Ankaraja është duke zgjeruar fortifikimet e saj ushtarake në një pjesë të Egjeut, ndërkohë që Athina zyrtare po behët gjithnjë e më nervoze.

“Grek Reporter” shkruan se katër avionë luftarakë turq u raportuan në hapësirën ajrore të Athinës ditën e sotme.

Portali i njohur grek ka shkruar një opinion alarmant mbi të ardhmen e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke ngritur alarmin se nëse nuk ndërhyn SHBA dhe NATO, Ballkanin e pret një luftë e pashmangshme,

Sipas medias greke, mosmarrëveshjet mes Greqisë dhe Turqisë kanë shkuar përtej pretendimeve territoriale për Qipron dhe se tensionet kanë dalë jashtë kontrollit.



1 Comment

  1. Aeroplanet turq nuk kane fluturuar mbiATHINE,,JO,, mbi nje ishull tek i cili po shkonte ministri grek i gazit e teknologjise per inspektim te fushave te gazit. Ketu jane interesat e te dy shteteveqe perplasen,Ishalla e zgjidhin, Por ne me detin qe po ia falRAMA miqeve greke si do ia bejme?Per kete duhet populli tek ne, kuese TURKU E GREKU E zgjidhin me lehte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *