• |
ide | kryesore

Juventus në sulm, Allegri kërkon Bonaventurën nga Milani

Sport



Edhe pse merkato e verës është ende larg, Juventus ka filluar të piketojë lojtarët e radhës. Prej kohësh klubi bardhezi kërkon të firmosë me Emre Can të Liverpoolit, por duket se Massimiliano Allegri ka dhe një tjetër kërkesë.

Tekniku italian dëshiron mesfushorin e Milanit, Giacomo Bonaventura, pasi i pëlqen shumë cilësitë e lojtarit 28-vjeçar, kartoni i të cilit vlerësohet 25 milionë Euro.

Gjithsesi bisedimet nuk do të jenë të lehta, kjo sepse menaxheri i Bonaventurës është Mino Raiola, i cili nuk ka raporte të mira me drejtorin sportiv të kuqezinjve, Mirabelli. /supersport/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *