• |
ide | kryesore

Kapet me rreth 21 mijë $ false, arrestohet autori në Elbasan

Lajme, Të fundit



Finalizohet operacioni i koduar “START 2018”

Arrestohet nga policia autori i dyshuar i kartmonedhave të falsifikuara

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale Task Forcë Speciale Qëndrore dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan finalizuan operacionin policor të koduar “START 2018”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Taulant Dubali, 44 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi i’u gjetën dhe sekuestruan 20.700 dollarë, prerje 100 (njëqindëshe) të dyshuara si të falsifikuara.

Operacioni dhe hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale si dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *