• |
ide | kryesore

Kontrolli i beftë i policisë i gjen biznesmenit nga Vlora vaj dhe çokollatë kanabisi në shtëpi

Lajme, Të fundit



Policia e Vlorës ka ushtruar kontroll të befasishëm në shtëpinë e një biznesmeni, ku është gjetur një sasi e konsiderueshme vaj cannabis dhe pluhur cokollate cannabis. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Shahin Zanaj.

Prokuroria Vlorë pas marrjes së vendimit të kontrollit në gjykatë ka ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Shahin Zanaj, i datëlindjes 2 mars 1957, lindur në Vezhdanisht të Vlorës dhe banues në lagjen 24 maji Vlorë. Në banesën dhe kantinën ngjitur me të u gjeten sasitë konsiderueshme vaj Kanabisi dhe pluhur çokollate kanabis.

U ushtrua kontroll edhe ne aktivitetin privat bar restorant në Rradhimë, por nuk u gjet gjë e kundraligjshme. Sasia e gjetur është e konsiderueshme, por nuk është peshuar pasi grupi hetimor është duke kryer veprime ende.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *