• |
ide | kryesore

Lista Serbe jem sinjale kundër votimit të Demarkacionit me Malin e Zi

Lajme, Të fundit



Një ditë para mbajtjes së seancës ku është parashikuar të votohet marrëveshja e kufirit me Malin e Zi, ka nisur mbledhja e Kryesisës së Kuvendit të Kosovës. Por siç raportojnë mediat në Prishtinë, mungon përfaqësuesi i Listës Serbe, Slavko Simiç. Ndonëse deri më tani s’ka një komunikim zyrtar, mungesa paralajmëron qëndrimin e grupit të deputetëve serbë për demarkacionin. Lista Serbe e kushtëzon këtë votim me krijimin e asosacionit të Komunave me shumicë serbe. Sidoqoftë mbetet për t’u parë nesër në Kuvend se çfarë qëndrimi do të mbahet.

©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *