• |
ide | kryesore

Meta: Idetë për ndryshim territoresh, të papranueshme!

Lajme, Të fundit



“Të papranueshme dhe të pamundura idetë destruktive për ndarje apo shkëmbime territoresh”. Kështu është shprehur Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë një takimi me delegacionin e Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, kryesuar nga Carl Bildt, ish-Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Suedisë.

Sipas njoftimit te Presidences, Meta i ka konsideruar “ato tentativa të dëshpëruara për mbivendosjen e agjendave populiste mbi agjendat jetike të integrimit dhe stabilitetit”.

Ky reagim i Presidentit Meta vjen pasi gazetari Berat Buzhala tha se ka një skenar për ndryshimin e kufijve të Kosovës. Buzhala, duke iu referuar deklaratës së zëvendëskryeministrit te Austrisë qe propozoi një autonomi për Veriun e Kosovës, shkroi se “Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Ali Ahmeti kanë biseduar për ndryshimin e kufijve në Ballkan”.

Heinz-Christian Strache, zëvendës-kancelar i Austrisë, ka thënë se veriu i Kosovës duhet të ketë të drejtën e vetëvendosjes.
“Mendoj se njohja e Kosovës është çështje vetëm e Serbisë. T’i bësh presion vendit për këtë do të ishte rrugë e gabuar”, ka thënë Strache për të përditshmen serbe “Politika”. Deklarata u bë para vizitësnë Beograd. Strache tha se partia e tij, Partia e Lirisë (FPO), ka kritikuar ashpër njohjen e Kosovës nga Austria, por tha se ky është fakt që nuk mund të ndryshojë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *