• |
ide | kryesore

Ministri Xhafaj nga Londra: Do ta bëjmë Vettingun në polici sipas modelit britanik

Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ndodhet në londër ku po zhvillon një vizitë pune. Nga atje ai është shprehur se përvoja britanike në procesin e Vetting-ut të Policisë do të jetë modeli i realizimit të këtij procesi në Shqipëri. Përmes një postimi në “Twitter”, ministri Xhafaj shkruan se:

Në Londër, në vendin e një prej Policive më të mira në botë. Një ditë intensive në Metropolitan Police në New Scotland Yard dhe Agjencinë Kombëtare të Krimit. Modeli për ne, përvoja e shkëlqyer britanike në procesin e Vetting-ut të Policisë. Premtim për mbështetje konkrete për operacionin “Forca e Ligjit”. Bashkëpunim për operacione dypalëshe.”

 

 



10 Comments

  1. M’u kujtua ajo barcoleta ku nje grup policesh shqiptare kishin shkuar ne Angli per specializim dhe, rrugeve te Anglise, shoqeruesi britanik i tregonte qytetet, qendrat tregtare, autostradat, pallatet…
    Kur e pyet nje oficer yni “Po fshatrat ku i keni?”, zyrtari anglez ia kthen se nuk kishin fshatra, vetem qytete me madhesi te ndryshme.
    “Si mo s’keni fshatra?!?! Po policet nga i merrni ju?? – ia ktheu i habitur zyrtari yne.

    1. Kur realisht ka filluar ndryshimi i figures se policit dhe policise te besojn dhe ofrojn ndihme edhe vendet si Anglia.

    2. Shqiperia e vogel po mer mbeshtetje te madhe nga nderkombetaret. Kjo eshte gje e mire per ne qe e shikojm si popull i thjesht. Kishim edhe Mul Noken minister po nuk e qaste njeri.

    3. Nqs duam ndryshim normalisht do ta marim shembullin nga nje prej vendeve me te xhvilluara. Fakti qe po pershtasim praktiken anglexe do te thot qe ka nje deshire per ti shkuar deri ne fund reformave.

  2. agron e xhaf trafikantet me model britanik e tru bolshevik.u ju sjkerdhevt janatullosi qfare keni ne shtepi pasi zgjodhet ket derr,gomar e DHI:

  3. Po mire o Z.Minister, nje pyetje kisha, A keni menduar se si do ta justifikojne pasurine keto punonjes, kur per 25 vjet ekonomia ka qene informale, kane femijet e te aferm qe u ponojne jashte vendit, ne te zeze, pa letra, dhe kane bere dy lek e ia kane derguar familjareve te tyre ne shqiperi. Si do te mund t’i justifikojne keto pasuri ato, shtepine e bere apo blere, makinat qe kane patur apo kane, ndonje biznes qe kane filluar? Nuk po flas ketu per police biznesmene, por per ato qe kane nje shtepi, nje makine, gjera te jetes se perditshme. Dihet se cdo punonjes i administrates ka marre lek, qofshin ato drejtore, mjeke, police, mesues, gjendja civile etj, e nese behet vetting asnje nuk e kalon, sepse ndonje cen mund tja gjesh gjithkujt, ose ne pasuri ose ne integritet ose ne anen profesionale. uroj te mos jete operacioni Fshesa, sic e permendi edhe zevendesi juaj, e te mos denohen njerezit per pasuri qe nuk mudn ti justifikojne, se nuk munden, per shkak edhe te rrethanave ne te cilat ka qene ekonomia shqiptare qe nga 90.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *