• |
ide | kryesore

Në 30-vjetorin e lindjes Rihanna falenderon personin më të rëndësishëm

Paparazzi, Slider



Ditën e djeshme diva e muzikës, Rihanna, ka festuar ditëlindjen e saj të 30-të.

Urimeve të shumta për ditëlindjen e saj iu bashkua edhe ish i dashuri i saj, reperi Chris Broën, i cili në profilin e tij në Instagram uroi publikisht këngëtaren, e cila nuk ktheu asnjë përgjigje.

Por në këtë ditë të veçantë, Rihanna, falenderoi personin më të rëndësishëm në jetën e saj, mamanë.
Në rrjetin social Instagram, Rihanna, publikoi një foto të saj kur ishte fëmijë dhe krah saj shkruan: “10958 ditë më parë Monica Fenty u bë nënë për herë të parë për vajzën e saj të vetme! Sot është po sa aq ditëlindja jote aq është edhe e imja! Unë të dua mama! Faleminderit që u kujdese për mua, më rrite, më mësove, më ndihmove dhe më do pa kushte! Gruaja që unë jam sot është për falë teje! Unë e falënderoj Perëndinë që të zgjodhi ty si nëna ime. Ai dërgoi shpirtin tim tek ty. Je më e mira. Faleminderit!”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *