• |
ide | kryesore

Një “provokacija” që e nxorri zhveshur Edi Ramën

1, 2, Ide

Gazetari Mustafa Nano, në emisionin e tij më të ri “Provokacija” në AbcNews, kishte zgjedhur ta pyeste kryeministrin Rama për paraqitjen e tij të herëpashershme me disa veshje atipike në vend të kostumit formal të kreut të një qeverie. Nano tentoi të penetronte në botën e brendshme të Edi Ramës, për të kuptuar filozofinë e kësaj peference të kryeministrit, konceptin estetik apo mesazhin politik, në fund të fundit për të zbuluar nëse ky stil i pazakontë është një zgjedhje që respekton bindjet e tij apo një nevojë për të thithur vëmendje me çdo kusht, në pamundësi për ta arritur atë në një mënyrë tjetër.

As Nano dhe as shikuesit nuk morën ndonjë përgjigje në 35 minuta që zgjati biseda.

Nëse ka një mënyrë për të kuptuar botën e brendshme të një politikani, formimin e tij, gjërat fondamentale tek të cilat beson dhe parimet mbi të cilat e ka ngritur  jetën e tij në përgjithësi dhe jo thjesht në politikë, është një intervistë e lirë, intime, pa lidhje me aktualitetin e ditës apo me një temë të caktuar.

Këtë kërkoi të arrinte dhe Muç Nano dhe rezultati ishte katastrofik. Përballë tij ishte një Edi Ramë thuajse bosh, me një fjalor të varfër, me ca rrëfime bajate dhe krahasime pangjyrë, pa ngjallur asnjë emocion dhe pa zbuluar asgjë nga bota e tij e brendshme, nëse vërtet e ka një të tillë. I detyruar të mos fliste për arritjet e qeverisë e për karrierën e tij politike, i privuar nga komentet për kundërshtarët ku spikat retorika e tij stigmatizuese, Rama ishte një peshk që përpëlitej në cektësinë e mendimit të tij. Në pamundësi për të replikuar në stilin cic- mic me intervistuesin, i zhveshur nga opsioni i batutave dhe nga hapësira për të bërë propagandë, kryeministri rrezatoi zvetënimin që ka pësuar si intelektual qysh prej kohës kur iu dha pasionit për pushtet.

Në “Provokacija”, Edi Rama u ftua të fliste për Edi Ramën, si individ, për një temë të caktuar, zgjedhjen e veshjeve të tij, që jo pak herë kanë bërë lajm. Ai nuk mundi dot t’i japë një kuptim zgjedhjes së tij. Shpjegimet ishin befasuese. Të gjitha të kapura në ngërçin mes mohimit të efektit showbiz të kësaj zgjedhjeje dhe varfërisë së argumentave për ta përcjellë atë si një nevojë të brendshme për t’u shprehur.

Në samitin e Triestes dhe në takimin me presidentin Makron, u vesha me atletete se ishte vapë dhe më kishte vrarë këpuca- tha Rama, i pyetur për adidaset e famshme me të cilat tërhoqi vëmendjen e të ftuarve europianë. Pra nuk ishte zgjedhje, por një nevojë fizike për shkak të këmbës së lënduar. Mirëpo në samitin tjetër të Malit të Zi, gjithashtu u shfaq me atlete. Në Bruksel, në krah të Mogerinit, po ashtu. Kryeministri vërtet e ka të madh numrin e këmbës, por të mëdhaja i ka dhe mundësitë për të gjetur këpucët që nuk e shtërngojnë.

E megjithatë, i tunduar edhe nga dëshira për të treguar se është i veçantë, kryeministri nuk deshi ta lërë Muç Nanon vetëm me impresionin e “këpucës së Hirushes” dhe u rrek të ndërtojë një ligjëratë që pamja e tij e jashtme ishte edhe një lloj zgjedhje e qëllimshme. I pasigurtë për këtë, Rama nuk thurri dot një fabul mbi të cilën të mbështetej kjo zgjedhje, fjala vjen sfidën e artistit për të thyer kornizën e politikanit, shprehjen e një mesazhi të caktuar, apo nevojën për të provokuar një sistem, gjithnjë e më burokratik, të paktën nëpërmjet veshjes. Asgjë nga këto. Por vetëm një arsyetim delirant se shpesh kthesat e mëdha, edhe në modë, ndodhin edhe aksidentalisht, duke lënë të nënkuptohej se aksidenti i tij me këpucën mund të shndërrohej në një trend global të politikanëve që veshin atlete dhe kostum zyrtar. Në fakt deri më sot, ky trend ka prekur vetëm Ed Shalsin që u shfaq në sallën e parlamentit me tuta me kapuç, direkt e nga palestra.

Dikur, shpjegimi i tij për arsyet e zhveshjes ka qenë ku e ku më lart se sa ky për stilin e veshjes. Sepse nëse atëherë kishte qenë vërtet një zgjedhje e tij e brendshme, tani është thjesht nevoja e një politikani për të bërë lajm showbizi, kur nuk prodhon dot lajme të vërteta. Dhe e gjithë intervista e Ramës ishte nën shenjën e këtij fataliteti. Edhe kur tregoi për një film mbi historinë e Çërçillit, edhe kur foli për Angela Merkelin si një politikan province që adhuron thjeshtësinë e të plotfuqishmit, edhe kur rrëfeu për garderobën e tij të dikurshme që e krahasoi me dhomën e një të vdekuri. Madje edhe kur zbuloi se kishte një “lidhje speciale” me Nolin e Konicën dhe, sikur të mos ishte po ky që shan paraardhësin nga pas shpine, deklaroi se retorika dhe stili i lartë janë cilësitë e tij, të frymëzuara nga dy mendimtarët, që ai i shpalos edhe në një ambient të ndotur si Kuvendi.

Edi Rama nuk bën për intervista të tilla, si ajo e një dite më parë me Mustafa Nanon. Ai nuk e rrëfen dot veten për sa kohë që nuk e ka ndërtuar atë mbi parime të cilave u qëndron deri në fund. Rama mund të shkëlqejë në replika, në batuta të momentit, në barsaleta apo qesëndisje të kundërshtarëve, por jo kur duhet të flasë në vetë të parë. Sepse në këtë rast nuk mjafton të dish të rrëfesh, por edhe të jesh dhe të besosh. Dhe që prej kohës kur vendosi t’i hyjë rrugës së pushtetit, Edi Rama ka ndërruar bindje, ideologji, parime, miq, shokë, partnerë, veshje dhe këpucë, vetëm në funksion të këtij pushteti dhe jo të bindjeve dhe shijeve të tij. Ai i ka humbur prej vitesh ato. Ishte më mirë kur zhvishej se sa tani që përpiqet të gjejë një veshje për të mbuluar mungesat e tij.

29 Comments

  1. Shkullaku,ty te ka hije te flasesh per Ramen si kurves per shulin.Kritikat,akuzat,fyerjet dhe etiketimet qe i bene ti dhe soji yt vetem e lartesojne Ramen .Rama eshte politikani me i votuar dhe pothuajse eshte i pakokurueshem ne politiken shqiptare.As broqkullat e derdellisjet e Shkullakut,Lubonjes,Bushatit e disa telalleve te kazanit te Shqupit nuk i pengojne as nuk e demtojne me sa mizat ne bythe te luanit.Ndoshta ty Shkullak te ndihmon kjo shfryrje qe bene duke sulmuar e akuzuar Ramen,por ti je nje mize qenefi per Ramen dhe asgje tjeter.Po te ishin zgjedhjet nese ai do fitonte mbi 80 mandate,dhe kete e dini ju fare mire.Soji i juaj vetem po i ndihmoni Edi Rames me akuzat dhe etiketimet sepse njerezit nuk ju besojne fare ,madje e dine ende pa fole qfare do te thoni.Prandaj ti lum shkullaku vetem pirdh ..pirdh se qlirohesh e ndjene veten me mire.

    1. Nëse do jesh i zoti o i “paemër”, që të na skjarosh se çfarë kupton ti me fjalët “tellallët e shqupit”, do të merja mundimin që të polemizoja me ty.
      Mesa dij, SHQUP është shkurtimi i fjalëve ” Shtepia qendrore e ushtrisë popullore”. Pra behet fjalë për një godinë qe dikur i përkiste ministrise së mbrojtjes se kohës së diktaturës, ku shkonin e pinin ndonjë kafe ushtarakët, e që me hyrjen e Shqipërisë në NATO, e humbifunksionin e saj e godinën në rrugë ligjore si një objekt, godinë shtetërore, e mori në përdorim si seli të saj, Partia demokratike që nuk kishte godinë shtetërore, por një godinë të papërshtatëshme private me qira.
      Tellalli e papagalli i Edi Ramës je ti o byrazer, që pa e vrarë fare mendjen, përsërit emrin SHQUP si një akuzë, vetëm se më këtë shaka rugaçërore emërtimesh, abuzon si komedian sharllatan, kur vetë ai e gjithë “socialistët europianë” shqiptarë, kanë trashëguar godinat e ish komiteteve të PPSH së diktaturës enveriste.

  2. Shkrim i dobet pa permbajte dhe argumenta.
    Je munduar te besh medemek psikoanalize figures se Rames dhe mbasi mbaron se lexuari nuk te mbetet asgje ne mendje me perjashtim te asaj vrime fyelli te atleteve.

    1. Nuk ma mbush mëndjen se ja di kuptimin e fjalës “sociolog” e jo më të jesh vërtetë “sociolog”.
      Nuk më duket se shkrimi i Shkullakut meret vetëm me “atletet” e tij, për ti bërë “psikoanalizën” Edi Ramës. Problemet “psiqike” të tij Rama, i ka manifestuar që në rininë e herëshmë e deri sa u bë edhe kryeministër.
      Më thuaj qoftë edhe një paraqitje publike të Ramës, ku ai të mos ketë demostruar luhatjet psiqike.
      E këtu nuk është fjala vetëm në formë por edhe në përmbajtje.
      Një piktori mediokër edhe nuk ja ve kush mëndjen për manifestime psikoptatie, por kur ky piktor na bëhet kryeministër, ndryshon puna. Edhe një përdredhje sysh e shtrëmbërim surrati, apo edhe një palë atlete që vesh ndryshe nga gjithë kryeministrat e botës nuk mund të meren më si objekte humori, por me ndjenjën e frikës se kujt ja kemi besuar jetën tonë e shtetin shqiptar.

  3. Brilant vezhgimi. Ky eshte Rama ne thelb. Bosh. Dhe arritjet , dhe mbijetesen dhe pushtetin e ushtron si nje provincial ballkani .. Ne nje vend ku ben prokopi taulant balla, gramoz ruci, ben ahmetaj , bes kallaku, luana, arditi e lali eri – ben prokopi dhe edi rama. Kjo eshte fotografia e suksesit sot dhe ky eshte profili i shqiperise se sotme qe udheheq ky angry man, i gjate e me atlete adidas.

  4. Rama eshte pothuajse i relaksuar fare,ai nuk ka perballe kundershtar te denje madje as vete Shkullaku nuk ka material te perballet andaj perpiqet te perdore Nanon edhepse Nano as qe kishte qellim te rendoje Ramen ,perkundrazi.Merrne me mend ne qfare terexheje ka rene e djathta shqiptare,ne nje letarxhi dhe pasivitet ku as gazetaret mercenare nuk kane ma as motiv as alternative te ballafaqojne ndonje gje te hajrit me Ramen.Deputetet e se djathtes edhe ne mbledhjet e parlamentit ne temat e nxehta leshohen ne dialogje perverze sekse sepse kane humbur shpresen dhe motivin duke filluar nga lideri e deri tek Salianji e Duma.Sekse ishte bere alternativa ne luften politike.Tani qyfti i shkullakut i cili me surratin qe ka as ne temen e seksit nuk ka shanse fare i mbetet vetem te mbledhe copezat e kolegeve analiste e gazetare te majte qe te krijoje sepaku ne mendjen e tij nje gjoje minus per Ramen.Rama sot eshte politkasn i pakonkurence qe luan koqe me gazetaret dhe analistet e kazanit te SHQUPIT:

  5. plotësisht i një mëndje përveç kësaj fjalie”Rama mund të shkëlqejë në replika, në batuta të momentit, në barsaleta apo qesëndisje të kundërshtarëve, por jo kur duhet të flasë në vetë të parë.”
    ai jo vetëm që nuk shkëlqen në replika,por aty tregon se është dhe më i dobët se në intervistën me muçin!!
    ai thjeshtë flet nga posti i të fortit!të njëjtën gjë që dje askush nuk e pirdhte!pavarsisht se ishte më i forti pa pushtet!!
    edi rama nuk është i zoti për “batuta”,thënjet e tij në kufirin e idiotësisë,në fejsbythë,pompohen si “humor” o të “forta”vetëm nga ajo që ai quan kazani mediatik!pjesa e kazanit që mbështet atë!!
    atij njeriu i mungon ajo gjëja e vogël që lind me njeriun!!
    ZGJUARSIA

  6. Na mbyti llumi – Muç Nano dhe Rama me nje interviste emisioni me titull serbisht!!!!
    Po s’po dalim dot nga llumi……!!!

  7. Na cate trapin o Shkullak dhe Andi bashke me Blendin dhe Tosin! Nuk mund ta besoja qe ne kete Shqiperi rrojne njerez te tille! Me njerez te tille kam parasysh “urrejtjen” qe kane keta per Ramen! Urrejtja nuk eshte ndjenje e mire! Ju prish shendetin Shkullak!Te gjithe e dime pse je ne gazetari? Pse shkon tek Blendi fytyra me e urryer bashke me ty brenda! E dime nga kush paguhesh dhe kujt i sherben! Bedel eshte me keq se spiun! Do te me vinte shume keq per familjen tende qe te kane rritur!

  8. Ajo që e bën të dyshimtë shkrimin e Shkullakut, është së në një farë emisioni me emrin serbisht, “provokacia”, të një sharllatani si Muç Nano, sharllatani tjetër Edi Rama, nuk paska qenë “i aftë” t’ju përgjigjet pyetjeve.
    Do ti kërkoja z.Shkullaku që në një shkrim tjetër ti përgjigjej një pyetje tjetër.
    Si e komenton ai thirrjen e Muç Nanos drejtuar gjithë “qelbësirave” që votat e tyre t’ja japin Edi Ramës ?

  9. Shkullak e paske kap mat Ramen.Per Ty dhe CA si Fevzo ,Rama do te rrije ne pushtet edhe 10 vjet te tjera.Me dokrra fjalesh mund te genjesh katunaret por Jo ata qe te njohin mire.

  10. Me siguri Shkullaku,Bushati,Fevziu,Lubonja e kompania e Kazanit nuk jane as opozite e as alternative e Rames.Ata te cilen duhet te ishin alternativa e vertete sot jane ne ditet me te zeza te tyre.Ne fakt PD -a aktuale nuk ka fare lider serioz e lista e grupit parlamentar eshte nje qete e qoroditur e perbere nga idiote pervers te cileve ju intereson perverziteti seksual me shume se gara politike,i perbere nga disa te cilet me fjalen e tyre txisin me shume te qeshura se vete humoristet e Portokallise

    1. lali ti flet nga të njëjtat pozita për të cilët kirtikon,shan të tjerët!!
      thjeshtë ti duke qëndruar në një kazan shan kazanin tjetër!!
      po të mos llogarisësh ngjyrën,në kazan jeni të dy palët!!

  11. Specia ER cdo sekonde te jetés se tij e jeton per te tjeret dhe kurrr per vete.Jo sot Po dhe kur ka qene 11 vjec vetem nje gje ka qene drama e tij ; me ra ne sy.Askush ne bote,jo kryeminister po nje punonjesi i rrangut te 15 Nuk ben si ai.Ne fshatin Tim,pantallonat ne corape i fut katunari qe shkon me vadit kollomoq.Po katunari ER ku po shkonte’Adler ka thene;”Ka njerez qe vdesin per tu Duke intéressant,po ne te shumten e rasteve e vetmja gje qe i ben ata intéressant eshte paturpsia”.

  12. abc,
    ke zgjedhur nje emer qe te shkon per “shtat” me mendimet qe na servir per te argumentuar luhatjet psiqike ne forme dhe permbajtje te Rames.
    Qe ne momentin kur ti mer shembull adoleshencen per te denigruar intiligjencen e dikujt tregon se je i pa kompletuar me njohurite perkatse.
    Lidhur me kete po te referoj disa shembuj te rinise se hershme te disa figurave te botes me deshiren qe te kuptosh dicka:
    Napoleon Bonoparti, ka qene toger topci ne ushtri.
    Albert Einstein, ka qene nxenes i dobet. Ne shkolle e dergonin pa deshiren e tij.
    Josif Bros Tito, kapter (si Jar Hishani).
    Churchill, tapicer qe kohen e lire e kalonte duke bere kolltuke dhe divane.
    Hitleri, piktor super medioker.
    Fan Noli-n e kane cuar me dru ne shkolle.
    Keshtu mund te rreshtoj me qindra te tjere.
    Persa i perket shtemberimit te syve ke plot shembuj te tjere me ne krye Saliun, i icili jo vetem nuk kontrollon plastiken e surratit por edhe fjalet dhe mendimet i formulon te shkeputura, pa lidhje midis tyre, pa shenja pikesimi dhe jo rralle kalon ne degradim dhe shperthen ne banalitete.
    Ndersa ate ndjenje te frikes nuk duhet ta kesh nga atletet e Rames mbasi ai nuk ka vrare njerez te pafajshem dhe nuk ka deklaruar se do te vriste edhe 300 te tjere. Gjithashtu flet gjuhen zyrtare shqipe dhe per hir te se vertetes eshte politikani me orator per momentin.
    Nje proverbe shume e lashte thote: “Njeriun prite nga veshja dhe percille nga koka”.

    1. Duke lënë mënjane “shembujt” e tjerë që ke përmend o “sociolog” e që nuk kanë të bëjnë gjëkundi me psikopatinë e qe e ke përmendur, i vetmi shembull që ka të njëjtën histori me Edramën, është Adolf Hitleri, një piktor super mediokër.
      Kërkon të krahasosh profesor doktor Berishën, që me energji e intelekt nga një djalë i varfër fshati, arriti të japë leksione ne simpoziume shkencore ndërkombëtare të shëndetësisë, duke parë si vlerë “oratorinë”
      Oratorë super të talentuar kanë qenë Lenini, Hitleri e Musolini, por cfarë i sollën njerëzimit me “oratorinë” e tyre ?
      Vec krimeve masive të përbindëshme, bënë edhe krimin tjetër të madh, që shndruan qytetarët e vëndeve të tyre në ca monstra si puna tënde.

  13. turp per nje Km e nje populli ee gjysma jeton ne varferi e del e flet per ataletet e tij. E kkujt i plasi se cfare vesh ai qelbesire! Qelbet i teri!

  14. abc,
    ke nevoje te lexosh dhe te mesosh sa me shume per te shkuar per te dale nga abc-ja megjithese me sa kuptohet kurre nuk ke per te shkuar tek yzzh-ja.

    1. Nuk ta vura në dukje kot, që duhet të mësosh kuptimin e fjalës “sociolog” që kjartazi kuptohet që s’ja ke fare idenë.
      Kam përzgjedhur tre gërmat e para të alfabetit, abc si pseudonim, pikërisht për t’ju kujtuar injorantëve si ti, se nuk mund të shkohet tek yzzh-ja, pa njohur abc.
      Nuk mund të pretendosh o injorant se je “sociolog” , pa ja ditur kuptimin e kësaj fjale.
      Nuk mund të japësh mend për neokomunistet e sotëm, pa demaskuar plotësisht kriminelët komuniste enveristë.
      Sociollogjia nuk meret vetëm me pasojat, por është shkenca që studion shkaqet e çdo fenomeni shoqëror. Pa zbuluar shkaqet, nuk mund të gjykosh asgjë e askend, por vetëm mund ti paragjykosh ato . Ti, ndonëse dukesh kjarte se je fare injorant, pretendon se je sociollog.
      Është njëlloj sikur një injorant me katër klasë fillore, të hedh kandidaturën për tu bërë kryetar i Akademisë së shkencave.

  15. O m.Shkullaku.Niveli yt i inteligjencies eshte nen nivelin e mesatares se shkolles 9 vjecare.Ben mire te analizosh veten kush je, sa vlen dhe c,je i afte te besh.Reflekto.Sa per Ramen eshte tjeyer gje.Ti si arrin as tek maja e gishtit.Studio.S,ka ngelur populli ti japesh mend ti qe s,di te artikulosh

  16. SOCIOLOG’ interpretuesi; Dukesh qe je ipergatitur ne zyrat e sigurimit se interpretoke mire llafollogjite e fashisteve te tu qe ti nese jeton ketu , mos i mba sute persegjati , por shi bazen e popullit se sie me se jeton. JE zyrtar, kjo shihet, e mbas kesaj fshihen gjithe te zezat e tua e te dalurit nga mendja, simpatizantit tendte cmendurit RAMA.Populli nuk ushqehet me llafe kllounesh politikane. ai do pune, buke,, rregull. Keto ia ka vjedhur e copetuar ky kodosh KM qe e ke ti e ju servile te rilindjes deshtake, por kjo trego qe jeni pasues, trashegimtare te shoqatave te enverit. MOS guxo te me besh vrejte , se mbase dosja e jote e ju tufave te qelbesirave do u hapen shpejt, Ajo qe nuk u be ne 91 mund te behet edhe tashti. Gjeni vrime ku te futeni..Ruani pasurine e vjedhur, orhajdute te SHQIPTAREVE.

  17. Me kete titull te emisionit, ky muçua i tanes e po i trgon serbeve e edhe ai si te paret e tije eshte ne kundra vendit te tije si trdhetar anarshist ( pa bythe ) qe eshte ! Shume mire mund te quhej shqip “provokimi”! Per shkrimin e z.Shkullaku kam mendimin se si shume shkrime te tije jane te nivelit te larte si ne stil edhe ne permbajtje! Shkrime qe te ndrisin e te lehtesojne! PS/ Mos u merakos fare nga ca ” paemer ” te cilet shiten per nje kocke!!!

  18. Ej ti, i ores 21:00,
    nuk po te bej verejtje vetem ate, briskun e rrojes, zafmet e ke, mprefe pak! E te keqen xhaxhi.

    1. E ka thënë i madhi Kadare.
      Në Shqipëri vërtetë u hoq gjarpëri i madh Enveri, por kanë ngelur këlyshët e vegjël të gjarpërit (si puna tënde) që do t’ja zgjasin jetën enverizmit.
      Nuk bën punë fare ai brisku që përmend ti për të qërruar qelizat e dëmtuara nga enverizmi.
      Duhet gjetur një lloj koçifozi që ta dezinfektojë gjithë Shqipërinë nga fara juaj e keqe.

  19. Shterpesia e mendimit qe ju keni vene re zoti Shkullaku,ka nje arsye shume te qenesishme. Duke ditur se do te ishte perballe nje perversi si Muc Nano,te cilin ” e kemi tonin”e prandaj i kemi dhene emisjonin qe te na gudulise nga pak,nuk mori dozen e duhur te droges ,prandaj nuk ishte ekspresiv ne pergjigje !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu