• |
ide | kryesore

VIDEO SKANDAL/ Policia bllokon ambulancën të kalonte delegacioni qeveritar

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në qendër të Tiranës. Policia shqiptare ka treguar zellin për të zbatuar urdhrat pavarësisht parimeve njerëzore.

Në një video të publikuar online nga aktori Indrit Çobani shihet sesi një patrullë e policisë së shtetit mban për minuta të tëra të bllokuar segmenin e unazës për të kaluar në bulevard një delegacion qeveritar duke lënë të priste një ambulancë te nisur me urgjencë.

Bëhet fjalë për eskortën e Kryetarit të Senatit të Republikës Çeke, Milan Štěch që ka bllokuar rrugët e Tiranës sikur kishte mbërritur sërish George W. Bush apo Angela Merkel.

“Për kë bien këto sirena?!?!?!?! Prit i sëmurë prit…. Për minuta të tëra sot policia e shtetit bllokoi në trafik një urgjencë mjekesore duke i dhënë përparesi burokratëve me kollare….. #policiaqeduam” – shkruan Çobani.  ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Si vend qe ndodhin cudira, e mos rrespekte urgjence, e zjarri vetem ne SHQIPERI be n vaki,Nuk ka shtet, s’ka ligje,e kulture njerezore,Dhesa mote do heqim keshtu ,se mbase me keto qe ndodhin, e keshtu sic eshte SHQIPERIA, vetem me enderra do jetojme.UTOPI>

  2. ate motren ku ta kete ai dhe ata qe flasin ne radio me te….ishalla e provojne vete te jene shtrire te ajo ambulanca

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *