• |
ide | kryesore

Zbulimi/ Në piramidën e Keopsit një dhomë e madhe sa një avion me 200 vende

Stil



Shkencëtarët njoftuan sot se kishin zbuluar një gropë gjigante në mes të piramidës së Keopsit, që asnjë teori nuk e kishte parashikuar.

“Kjo gropë është aq e madhe saqë mund të mbajë një avion me 200 vende në zemër të piramidës”, shpjegon Mehdi Tayoubi, bashkëdrejtues i projektit “ScanPyramids” në origjinë të këtij zbulimi.

Sipas studimit të publikuar sot në revistën “Nature”, “big void” (”boshllëku i madh”), sikurse kanë vendosur ta quajnë studiuesit, është 30 metra i gjatë dhe ka karakteristika të ngjashme me ato të galerisë së madhe, salla me e madhe e njohur e kësaj piramide.

Kjo gropë gjendet 40-50 mtra larg dhomës së mbretëreshës, në zemër të monumentit.

“Boshllëku i madh është krejtësisht i mbyllur, asgjë nuk është prekur që prej ndërtimit të piramidës.”, thotë Kunihiro Morishima i universitetit të Nagoias në Japoni, partner i misionit “ScanPyramids”.

 

“Madje ekipi nuk ka asnjë informacion mbi rolin e mundshëm të këtij boshllëku. Kjo mund të jetë një vazhdimësi e dhomave që janë njëra pas tjetrës, një koridor gjigant horizontal, një galeri e madhe e dytë… shumë hipoteza janë të mundshme”, thotë Mehdi Tayoubi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *