• |
ide | kryesore

Kokainë e fishekë në banesë, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Itali

Lajme



Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Leçe, pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur kokainë dhe fishekë. Në pranga ka përfunduar Alvaro Basi nga Shkodra.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia italiane ka gjetur dhe ka sekuestruar 19.5 gram kokainë, materiale për të paketuar doza dhe 415 euro cash të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e drogës.

 

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesë janë gjetur edhe 48 fishekë gjuetie të kalibrit 12.

Sipas mediave italiane shqiptari nuk ishte i panjohur për policinë, pasi në moshën 19-vjecare ishte arrestuar dhe dënuar për një tentativë grabitjeje ndaj një menaxheri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *