• |
ide | kryesore

Nëna e 23-vjeçares që vdiq në aksident: Pse shkonte Elena në Itali

Lajme



Pas aksidentit që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku humbi jetën 23-vjeçarja, Elena Avdillari, dhe taksisti, ka folur dhe nëna e vajzës.

Në një prononcim për mediat Rozafa Glloga ka thënë se vajza e saj ka qenë disa herë në Itali, pasi atje punonte.

Nëna ka deklaruar se ajo me lekët që merrte në Itali mbante familjen dhe kjo ishte hera e katër që po ikte.

“Vajza ime shkonte here pas here ne Itali pasi shkonte punonte me shoqet. Kjo ishte hera e 4 qe po shkonte. Kishte me vete 600 euro dhe garancinë. Nuk e di ca problemi pati qe nuk u nis ne Itali. Lajmin e vdekjes e kane mësuar shoqet e saj qe jetojne ne Itali pasi e panë ne televizor. Ne mengjes na njoftuan ne. Vajza ishte e martuar por jetonte tek ne dje na ndihmonte financjarisht pasi jemi te varfer. Une punoj ne fshese turni i 3 cdo nate”,- tregoi mes dhimbjes nëna e viktimës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *