• |
ide | kryesore

Video/ Pamje nga aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës ku humbën jetën dy persona

Lajme, Të fundit



Drejtuesi i një taksie dhe pasagjerja që udhëtonte së bashku me atë gjetën vdekjen në mesnatë për shkak të një aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë.

Automjeti taksi u përplas nga një tjetër makinë pranë Maminasit.

60-vjeçari Bujar Agalliu nga Durrësi dhe 23-vjeçarja Elena Abdillari nga Tirana kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër është larguar nga vendngjarja.

Policia po kërkon pronarin e mjetit, një 24-vjeçar nga Tirana.

Nga veprimet e para, policia dyshon se mjeti tip “Benz” e ka goditur nga mbrapa taksinë dhe kjo e fundit për të devijuar është futur në një karburant.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *