• |
ide | kryesore

30 mijë dollarë shampanjë, brenda ditëlindjes ekstravagante të Rihannës

Paparazzi, Slider



Në ditëlindjen e saj të 30-të Rihanna duket të ketë kaluar një nga ditët më të bukura të jetës së saj. Këngëtarja, e veshur me një fustan ngjyrë vjollcë mjaft sensual postoi 3 fotografi brenda festës private në “The Grille” në New York.

“Nata më e zjarrtë, E rrethuar nga njerëzit më të dashur për mua. Tashmë 30-a është ‘epoka’ ime e preferuar'”, ka shkruar Rihanna në një postim në “Instagram”.

Një nga rregullat e ditëlindjes së saj ishte mos përdorimi i telefonit duke i ‘detyruar’ pjesëmarrësit t’i linin ato në hyrjen e lokalit. Por megjithatë ajo natë nuk kaloi pa disa shkrepje të aparatit.

Mediat bëjnë me dije se i pranishëm ishte dhe i dashuri nga Arabia Saudite, Hassan Jameel i cili menaxhoi çdo situatë duke mos u fotografuar. Megjithatë ai ishte çdo moment krah Rihannës.

Duke mos lënë pa përmendur dhe prezencën e Paris Hilton, trashëgimtaren e hoteleve prestigjoze “Hilton”.

“DailyMail” gjithashtu publikoi dhe shpenzimet marramendëse të këngëtares për sa i përket pijeve. Rihanna porositii 30 shishe të firmës “Armand De Briganc Rose Magnum” vlera e të cilit shkon 950 dollarë pwr shishe.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *