• |
ide | kryesore

Abuzimi me rrugën Tiranë-Elbasan, merret në pyetje në Prokurori kreu i Autoritetit të Rrugëve

Lajme, Të fundit
krimet-e-renda-1_1500559256-9760933.jpg



Pas dy ish-ministrave të LSI, ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku do të pyetet nëse ka dijeni për abuzimet e ndodhura gjatë ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan edhe kreu i ARRSH, Afrim Qendro.

Tri ditë më parë Prokurorisë iu drejtua ish-ministri Sokol Dervishaj. Para tij, në lidhje me abuzimet me këtë rrugë ka dëshmuar edhe ministri tjetër i LSI-së, Edmond Haxhinasto.

Ky i fundit ka mohuar të ketë lidhje me aferat dhe ka shtuar të ketë adresuar në Kryeministri të gjitha shqetësimet e evidentuara edhe në auditet e KLSH.

Në arrest me burg janë lënë dy ish-zyrtarët Dashamir Xhika dhe Andi Toma.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *