• |
ide | kryesore

Akuza e PD: I akuzuar për shpërdorim detyre, Rama e emëron drejtor pranë INSTAT

Lajme, Të fundit
selia-pd-1.jpg

Erion Manohasa është emëruar sërish në nje detyre të rëndësishme pranë INSTAT. Partia Demokratike e denoncoi sot, pasi Manohasa në kohën kur mbante detyrën e Fondit të Sigurimeve ka qenë i akuzuar për shpërdorim detyre. “Emërimet e dyshimta të Edi Ramës në pika kyçe të administratës janë treguesi më i qartë se prapa fasadës dhe propagandës për “bashkëqeverisje me njerëzit e zakonshëm” qëndron tepsia e pushtetit të korruptuar”, – deklaroi sot zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa.

Rasti i Erjon Manohasës është tipik për një qeveri që predikon drejtësi, por mbështet dhe gradon ata që kryejnë padrejtësi. Erjon Manohasa ka qenë, deri para pak kohësh, Drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor, që menaxhon interesat multimilionere të shëndetësisë. “Drejtori i tepsisë së pushtetit, perfaqësues i PDIU-së, u shkarkua nga detyra me vendim gjykate “për shpërdorim detyre”, sepse dyshohej se firmosi një kontratë korruptive për nje laborator hemodialize ne Durrës, që nuk plotësonte asnjë kusht për këtë shërbim jetësor për të sëmurët. Sot, sërish si pjesë e tepsisë së pushtetit, drejtori i shkarkuar Erjon Manohasa është emëruar sërish drejtor. Ai do të jetë në krye të Drejtorisë së Integrimit dhe Projekteve në Institutin e Statistikave. Thënë ndryshe, të dhënat statistikore që Bashkimi Europian do të marrë nga Shqipëria janë në përgjegjësinë e të njëjtit drejtor që u hoqi të sëmurëve të drejtën e kurimit me hemodializë në spital, duke i detyruar ta bënin atë në një apartament që nuk plotësonte asnjë standard. Rasti i Erion Manohasës si modeli i zyrtarit të shkarkuar nga gjykata për shpërdorim detyre me dyshime për korrupsion, nxjerr në dritë realitetin që fshihet nga propaganda qeveritare: se tepsia e pushtetit jo vetëm nuk është çuar për skrap, por ajo ka vend për këdo që i shërben pushtetit të korruptuar dhe të inkriminuar të Edi Ramës” – kujton PD.

 

2 Comments

  1. Artikull me interesa politike dhe ky..
    “U shkarkua sepse dyshohej”
    Dyshohej, nga kush- nga PD-ja ? Ikni ore matrapaze se te gjithe e dime qe e ndegjuara me te beren jane shume larg njera tjetres.
    Vazhdo punen Rama, dhe leri parazitet se te infektojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu