• |
ide | kryesore

Juncker, Mogherini dhe Hahn vizitojnë Shqipërinë

Lajme, Të fundit



Pas dy ditësh Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, do të vizitojnë vendet e Ballkanit, përfshi këtu natyrisht edhe Shqipërinë. Turi i takimeve të tyre nis më 21 shkurt dhe përfundon më 1 mars. Ata do të prezantojnë strategjinë e re të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Javë më parë, Komisioni Evropian, prezantoi Strategjinë e re të Zgjerimit, ku afate të qarta kohore për anëtarësim në BE, ju dhanë vetëm Malit të Zi dhe Serbisë, ndërsa për Shqipërinë nuk pati asnjë afat. Vendi tonë pret hapjen e negociatave këtë pranverë, por kjo do të varet shumë nga ecuria e zbatimit të reformës në drejtësi. Procesi i vettingut ka nisur, por ende s’ka zyrtarë të lartë nën hetim për afera korruptive, apo goditje ndaj krerëve të bandave krimianale.

©LAPSI.al 



3 Comments

  1. per junker ne dark rama ,skenderbeg,per mogerini nje thes para te pista e per han ngjala lazi me kanabis perzjer.

  2. O Ar, presja nuk hidhet ne fjali sic i hedhim salce sufllaqes – ajo ka vendin e vet. Edhe pika nuk eshte e thene qe duhet vene vetem ne fund te paragrafit….
    Te pershendes per antikomunizmin irredentist qe shfaq

  3. Treshja europianena vjen ne TIRNE,bukur. Ishalla jo per turizem e per fotografi kepucesh, por per buke e ngrohja, pune e drejtesi. Ne se nuk shtrohen me tere shtresat epolitikes,e shoqatat anti qeveritare, me mire le te na flasin nga BRUKSELI, si der me tani.Per lajka kemi KM, per genjeshtre kemiKM, per drogen kemiKM, per vjedhjekemiKM, per mbret kemiKM, qe nuk do tia dije se ku e per ke jeton,Do ish mire qe nje proteste madheshtore te organizohej ate dite, qe ta marrin edhe ata se ku e ka cuar gjendjen e shqiptareve ky i droguar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *