• |
ide | kryesore

Kur lali Eri shthuret live

1, Ide

Po t’i shikoje sot shumë nga komentet e përballjes së Erion Veliajt me gazetarët në “Opinion”, të bënte përshtypje një emërues i përbashkët. Në të gjitha theksohej se kryebashkiaku i kishte intimiduar, kërcënuar madje dhe fyer apo kërcënuar bashkëbiseduesit e tij të së enjtes mbrëma. Le ta themi që në fillim. Kjo qarje dhe ky ankim nuk ka bazë. As unë, as kolegët e mij, nuk jemi lule mos më prek. Nëse e bëjmë ashtu sikurse duhet profesionin tonë, i shkelim në kallo shumëkujt, i prishim punë atyre që kanë pushtet, u nxjerrin në pah të vërteta të frikshme, ne riskojmë, si pasojë e kësaj, të marrim kundër goditje të forta, për të cilat duhet të jemi të përgatitur.

Prandaj, unë kam qenë dhe jam kundër ankesave dhe përlotjeve patetike ndaj pushtetarëve që cënojnë gazetarët. Ashtu sikurse jam edhe kundër thirrjeve paternaliste të Fevziut, që i bërtiste dje Erion Veliajt: “Do të mbyll emisionin po më intimidove gazetarët duke i përmendur pronarët”. Dukej sikur ata që kishte në studio ishin njerëz që nuk dinin t’i dilnin vetes për zot, sikur ata qenë kolegë që nuk e kishin arritur lirinë dhe pavarësinë e tyre profesionale.

Pra, duke lexuar komentet e sotme, më duket sikur jehona e përballjes së mbrëmshme në “Opinion” po futet në rrjedhën dhe shtratin e gabuar. Sepse lajmi i së enjtes nuk ishte se u cënuan apo frikësuan gazetarët. Shumë më evidente qe një tjetër gjë: Ata e nxorrën nga binarët kryebashkiakun. Si rrallë ndonjëherë, ne pamë jo lali Erin e dashur dhe paqësor, jo bamirësin që shpërndan pako me ushqime, jo vullnetarin që mbjell pemë dhe as njeriun human që përqafon një gjyshe apo ngre në krahë një fëmijë rom.

Në mbrëmë pamë një fytyrë tjetër. Atë të njeriut që nuk e ka për gjë t’u thotë bashkëbiseduesve racistë, depresivë apo mashtrues, vetëm sepse ata mëtonin të mbronin idetë e tyre.

Ajo që ne mësuam nga përballja e kësaj të enjte, është se Erion Veliaj nuk është i njëjti personazh i qeshur, i paqtë dhe bamirës që na paraqesin kronikat fallco që shpërndan stafi i tij në bashki dhe që i transmetojnë me krahët (ose këmbët) hapur të gjitha televizonet tona.

Mjaftoi një ballafaqim i thjeshtë, jo me kritikët e tij më të fortë (duhet thënë se asnjë nga gazetarët në panel nuk ka firmën e tij mbi shkrime kundër Veliajt), që atij t’i dilte boja. Edhe me këtë oponencë të moderuar, ai u vizatua ashtu sikurse është. Një politikan që në vend të argumentave përdor fyerjet dhe kërcënimet. Një personazh i krijuar nga hiçi, që për ta kthyer në origjinë dalin e teprojnë vetëm pak doza gazetarie të vërtetë.

©Lapsi.al

35 Comments

  1. Qe nga momenti qe pranon te shkosh ne nje studio te Fevziut, Muçnanos apo Kolpalles, je nen protektoratin oligarkik. Por si natyre demagogjike qe eshte u ekzaltua nga studio dhe u çorodit. Po do te kete mbjelle ndonje peme te zyra e Sandrit dhe do te jete qetesuar….

    1. Bushat, e vetmja verejtje e rendesishme qe paske per Veliajn eshte pse qenka nxehur??? rri shtrember dhe fol drejt….debatin e fitoi Veliaj 5-0……. po te citoj ” ai i quajti mashtrues gazetaret vetem sepse ata mbronin idete e tyre”…….JO BUSHAT, gazetari duhet te mbroje TE VERTETEN, dhe jo bindjet e veta, se pastaj quhet politikan

      1. CFARE DEBATI FITOI RRUGACI VELIAJ MORE TUTKUN?

        Me genjeshtrat per Teatrin Fashist te Duces apo me mashtrimet ordinere per Piramiden Famkeqe te Enverit ne mes te Tiranes, apo me fintet enveriste duke e perdredhur BYTHEN si kurvat ne Bordello kur gelltiti ate qe kishte deklaruar vete ne fushate elektorale qe nuk do te lejonte ndertime ne qender te cilat e kane bere Tiranen si nje lagje te shemtuar te Kandaharit pa patur asnje lufte talebanesh. Po te mos kete Veliaj dhe BOSI i tij karagjoz Edi Rama debila fanatike si puna jote nuk do te guxonte te prishte identitetin historik te Tiranes, shiko cfare shemtire beri ne qender me pllakat idiote te sheshit Skenderbej, shiko cfare barbarie bene keta vampire lekaxhinj me stadiumin kombetar, por shko o tutkun tek shkolla Partizani qe te bindesh me syte e tu te fanatikut se cfare masakre urbanistike ka lejuar Bashkia e Tiranes si ne asnje vend tjeter te Botes

        PO SI NUK KA KUSH T’I NDALOJE KETO KULCEDRA BARBARE?

        Njesoj sic nuk patu nje njeri te ndershem t’i thonte Enverit per bunkeret dhe tufezimin idiot stalinist:

        PO CFARE PO BEN O DALLKAUK PA SHKOLLE?

        Ne gjurmet e Enverit Veliaj si besnik i Edi Rames po kerkon te sjelle fshatin ne Kryeqytet dhe per kete qellim po leshon pa frena ndertimet ne mes te Tiranes, si nuk po del kush qe t’i ndaloje duke i pyetur:

        CFARE PO BENI O DEBILA DHE DALLKAUKE, HAJDUTE LAKMITARE ENVERISTA PA INTELEKT DHE PA SHKOLLE?

        prandaj edhe ne intelektualet qe u vrane dhe u masakruan nga Enveri dhe xhelatet e tij u themi pinjolleve te Partise se Punes ku ben pjese edhe rufjani harbut dhe arrogant Erjon Veliaj:

        KULLAT E ERIONIT JANE SI BUNKERET E ENVERIT.

      2. Po cfare fitoj ai kellire, ai plehre?! Vetem ty tu paska dukur keshtu. Kujt ia shet ai bq klasi te pare ato peme ne katune e Tirones nguli ne qender kullat nga 30 e me shume kate?! Kujt i tregon ai maskara, si nje buce nikoqire qe ska para per teater?! Kujt ia shesit keto keto mashtrime?! Shikoni sa para jane harxhuar per kompeksin rrotull teatrit, shikojeni per rikonstruksion ministrish, sa jane harxhuar per sheshin aty para?! Po duket qe ia bene gati ashtu si beri horri edhe tek adem jashari hotel pensionin i dha gjithe pjesen perpara. Erion ti duhesh nxjerr zvarre nga bashkia.

  2. Lapsi, mos rreshtni pas demaskuar kete demagog te ndyre qe po e perdor Tiranen si pronen e vet ! S’mjafton kjo po na e shpifen ai dhe koleget tuaj gazetare qe i lepijne prapanicen duke na e servirur çdo dite sikur te ishte vete Zoti.

    Keni mbeshtetjen e te gjithe shqiptareve ne kete qe une do ta quaja mision !

    Boll me talljen ndaj ketij populli !

  3. 1. Feziu nuk drejton . Nuk ben pyetje. Nuk di te udheheqe debat por ushqen zhurme boshe. Nuk ka nje fill logjik platforma e prog te tij . Vuajtje keafeneje anadollesh eshte ai program. Mungese e dallueshme njohjeje per cfare flitet aty , cka e ben dhe perballjen te vogel dhe te genjeshtert. . Nga ana tjeter, Fevziu eshte pronar i pjesshem i nje kulle ne qender qe u nis pa leje ndertimi. Nuk ka as moral as vullnet e as interes per nje debat te vertete qe minimumi te drejtohet profesionalisht. Dje ishte ne me te keqen e tij. E la Veliajn te bente monolog dhe kur nderhyn di te thote vetem kaq “ po ci ke keto o burre..
    . “ Fevzo djali – , duhen burra per kete pune. Keta burrat duhen te jene me b te madhe, te jene te ndershem, te paperfshire ne afera te ndyra leje ndertimi e interesash, duhet te jene dhe burra profesioniste. Nuk je ti asnjeri prej ketyre. Ti ben qejf ne kete vend sepse ata burrat qe merr ne studio jane investuar qe ti dhe ca si ty te drejtojne ato studio sepse me ca si ty e kane fare te lehte .

    2. Gazetaret perballe Veliajt te dobet, te tredhur , te paafte te ngrene zerin. Te trembur. Per gjynah .

    3. VELIAJ . Nuk mendoj qe pame nje Veliaj tjeter. Ai eshte Veliaj. Veliaj ka ngritur nje strukture te tere qe funksionon pikerisht sic u soll ai dje. Strukture te zyrtarizuar sharesish me pagese. Strukture qokash e shantazhi me median e pronaret. Strukture hajduterie e agresiviteti. Strukture mashtrimi me cdo kosto … Dje vendosi te mos e fshehe kete. I iku buzeqeshja hipokrite dhe qetesia e genjeshtarit te ftohte. Veliaj tregoi dje ate fytyre qe ka por e beri me dashje. Nuk ishte humbje kontrolli e as nxehje. Erdhi per te treguar dhembet. Per te kercenuar. Keto dite ne media ka nje dallge kritikash qe i kane dale nga kontrolli. Ai nuk e duron dot fare kete. Por sidomos , kishte ate gjuhe per te derguar edhe disa mesazhe te kryeministri. E permendi disa here per te thene qe ne kete pisllek te radhes jemi bashke Une dhe Ai dhe per ti thene Atij qe Lali Eri eshte aty per te cuar ne vend endrren e Atij. Prishjen e teatrit. Ate qe as Ai nuk e beri dot.

    Veliaj dje ishte ai qe eshte. Asnje cudi. . Eshte i neveritshem. Nuk ka asnje skrupull qe e ndal. Genjen . Ushqen e shijon sulmin personal si mbrojtje. Eshte i passhkolle veliaj. Eshte dhe i pa profesion. Karriera e tij ka nisur me vjelje fondesh. Veliaj gedhiej e ngrysej ne dyert e amc e vodafonit ( ata tregojne tmerre) dhe ne dyert e ambasadave vetem per te ngritur fonde qe nuk u mor vesh kurre si u shperdoruan. E ka filluar karrieren me mashtrim , falcitet ne emer te ambicies per pushtet me cdo kusht.

    Keto kohe e ka lene dhe gruaja . Edhe pse ai nuk eshte nga ata qe shqetesohet per kete sepse martesat e ketyre jane kontrata pushteti. Ai ka qene gjithmone i lire te perdore edhe seksin per cdo pune “ te veshtire qe i duhet tja dilte ne emer dhe te servilosjes ndaj Liderit shpirteror.

    Veliaj eshte ky qe eshte. Ka nje enderr. Te behet kryeminister. Do zoti Edi Rama i ben nje sherbim ketij vendi ne ikje si per nje shplarje ndergjegje. Nuk na e le kete monster peshqesh.

    1. te gjitha ata qe e urrojne Veliajn more Pikc……si puna jote, merren me gruan e tij, me daljet ne tv, me “mashtrimet e genjeshtrat” me fallsitetin dhe antipatine e tij si person,,….. POR askush nuk merret me fakte!!! KETO VITE, ne Tirane eshte PUNUAR!!! po more Pikc eshte PUNUAR. Mund te jete edhe me i ligu i botes, por po punoi aty do e keni edhe nja 20 vjet te tjera……. problemi me krahun opozitar eshte qe shajne Edvinin dhe Lali Erin (dhe me te drejte)…..POOOR nga kampi demokrat ska dal ASNJE i hajrit qe te kete PUNUAR keto kohe…….prandaj mos shani Lalin, por te keqen gjejeni te vetja. PS: kam plot shok PDista qe nuk votojne per PD se sot aty ska asnje njeri te hajrit!!!!

      1. Sa qejf e paske o VK, Veliajn!!? Te paguan per komente duket apo e ben veresie..Leqe je ridhjeres ti, portofolin ke te parin..Nuk ta merr njeri, ti dhe tepelensat e tu ne fecke do shkoni!

      2. Po cke me PD mor te q. qent?! Ketu po diskutojme per bucen qe drejton Tironen e jo per PD. Po vetem nje VK si puna jote nje i tredhur i shoqerise se tij qe si shkrep pushka mendo se ka me nejt gjate. Zvarre do dale nga ajo bashki.

  4. shqiptarja,
    cfare pret!?
    Mos humb rastin historik!
    Ti paske gjthe shqiptaret me vete per te kryer misionin patriotik qe armiqte e kllases paskan tallur prapanicen.
    Vendosu ne krye dhe udhehiqe kete mision!
    Qellohe armikun me cizme, canta, corape, breke dhe Frrok Cupi, bythlepiresi me i spikatur ine historine e gazetarise boterore do te te quaj ty Zhan Dark e Shqiperise.

  5. Shkrimi eshte tamam.Ky Pick. e ka pershkruar sa nuk behet me.Ai eshte ,punon,mashtron,triblon ,anashkalon dhe del fitimtar.U harrua mamaja dhe dasma 2-3 ditore e ketij “fukarai”,nje birbo.por eshte tamam sic e do koha,eshte tamam sic e duan sot gazetat dhe hajdutet,nje hic qe vjen prej hicit.Te shohim do tja fusi Rames dhe Xhafes?

  6. Edhe per ju te stilolapsit foli diqka veliaj.Edhe per ambientalistet e naftes .Edhe per antikullistet qe banonin te gjithe ne kulla.

  7. Humbi qetesia e lali erit por nuk fitoi argumenti i gazetareve. Ne fakt lali vecse po ndjek modelin e suksesit te mentorit te tij gjakenxehte,fodull e arrogant por me thene te drejten nuk e ben aq mire. Duket aq kercenues sa ceshte per biznesmenet qe i ka dhene leje kulla milioneshe

  8. Veliaj e fitoi debatin qartazi, sidomos me ate budallaqen e Monitorit qe publikoi nje grafik te rreme dhe ne ate moment edhe te tjeret ne panel e kuptuan qe ishte debat i humbur.
    Sepse debati mbi grafikun solli te verteten qe Veliaj nuk i kishte dhene 168 leje per pallate, por edhe per ndertime te tjera dhe se kishte dhene afro 500 000 m2 ndertime per pallate me pak se Lul Basha.
    Ne kete moment u corodit debati dhe kamera fokusonte ate debilen e Monitorit qe bente levizje pasive si psikopate.
    Nese Niko Leka dhe Mond Leka nuk e largojne nga Monitori Ornelen cdo dite do dalin fakte te reja per kompanite e Union Grup se si ato kontabilizojne vlera disa here me te medha se sa vlera reale e tyre duke filluar qe nga 2 garazhet 45 milione leke secili per 16.5 m2 e deri te nje apartament 1.5 milione euro.
    Vini re : nje garazh 16.5 m2 e kane kontabilizuar per afro 37-38 000 euro ose 2200 euro / m2.
    Keto te fundit ishin ne pronesi te Edmond Lekes, pra te financuesit te Monitorit, dhe tashme jane ne prone te nje kompanie te zoteruar po nga Edmond Leka.
    Skeme e barabarte me ato qe perdorte Vehbi Alimuca. Dhe ky eshte vetem fillimi…
    Gazetarja e ketyre tipave nuk mund te fitonte kurre nje debat me Erionin dhe nuk e fitoi , bie ajo, duke bere faccia di merda, e ndihmoi Erionin te dilte engjell para publikut.
    Megjithate une parashikoj qe Ornela do largohet vete nga Monitori…

  9. debati edhe pse pyetjet ishin te pregatitura e nxorri lalin jashte nga maska e tij qe shohim cdo dite ne televizor. E neveritshme qe filloj te meret me persona qe nuk ishin prezent ne studio . gazetaret ishin te gjithe te trembur nga frika se pronaret do tju kerkojne lloagari.

  10. Une them, ky direkt sa ka dal nga studio ka gjet ndonje arixhi ne rruge, e ka perqafuar fort, ka.mbjelle dy tri peme rruges per ne shpi, dhe pas nje darke me fiq, eshte shtrire ne shtratin bashkshortor, afer me fotografine e mamit

  11. Erion veliaj tregoj qe eshte me te vertet nje vemie e paskrupullt turp per ne qe besuam kete krlysh te sorosit qe po shkaterrojne perfundimisht tiranen ne jemi populli me dele ne bote qe kemi lene vendin ne dore te ketyre krimineleve e nuk reagojme fuqishem .

  12. Shyqyr qe kemi Andin qe ju sqaron mendjet tuaja mediokre saliniane! A e dine cfare kane bere me pare se Veliaj 2B? A e dini c’beri Dash Shehi me kioskat e Lanes! A e dini C’beri Berisha dhe Basha me 21 Janar, Gerdec, piramidat rahjet dhe vjedhjet e rruges se kombit! Cfare ju ka bere Veliaj! Lereni jeten personale te njerezve! Mos u beni perverse berishiane! Tirana kurre s’ka qene me e paster! Sa per Andin ,gazetarin me syte blue apo Rakipllarin dhe te tjeret me Blendin ata jane mercenare! Punojne per te trete! Veliaj punon per vete! Pa folur per njeriun me negativ te peshtirin Fevzo! Pa folur per disa komentuese qe se ndajne dot te miren nga e keqja vetem se jane njerez me mungese inteligjence!

    1. Tirana nuk ka qene kurre me e percudnuar me gure e shkurre ne mes te bulevardit te bere GUNGE e trafikut te makinave te asfiksuar me stola te shemtuar e qoftexhinj e struktura “pushimi” perpara xhamise…dukemi si ne sheshet e korese…. Rruget jane “shtruar” dhe po shkaterrohen brenda muajit duke legalizuar ballkonet e “zgjeruara”ne mes te rruges..Nuk e ka mendjen njeri tek “gruaja” e tij, se te gjithe keta te “rilindjes” jane perverse e grate ja “dhurojne “njeri tjetrit e prapanicat te tjereve po kjo ka pak rendesi..Per nje gje ke te drejte Veliaj punon per vehte, per parate e tija duke ju lepire Rames…

  13. Një politikan që bën një karrierë të shpejtë e që mer shpejtë pushtet, padyshim se ka energji që e dallojnë nga të tjerët. Por energjitë në politikë kanë dy kahje, pozitive e negative.
    Nëse Veliajt i ka dalë boja si një gënjeshtar “energjik”, analiza e tij nuk ka sepse të fillojë nga një debat televiziv ku të diskutohet se a doli i fituar apo humbës, i suksesshëm apo i dështuar, por duke u bazuar në gjithë historikun e karrierës së tij politike.
    Bir i dy prindërve oficerë, nëndrejtorë ushtarakë të shkollave të mesme të kohes së diktaturës, që në fakt si detyre primare kishin detyrën e dubluar, sëbashku me “sekretarin” e organizatës bazë të monopartisë puniste për të bërë doktrinimin komunist të të rijve, ky “djalosh energjik” e nisi karrierën e tij me një mashtrim flagrant.
    Mashtroi të rijtë shqiptarë e ndonjë organizatë botërore së cilës i përlau fonde, se ky na qenka një i ri demokrat me formim “perëndimor” që nuk pajtohej me të keqen që mbolli komunizmi, e doli të përfaqesonte rininë antikomuniste që thërriste “MJAFT” më me socialistët e sojit Nano.
    Lëvizja “Mjaft” , ndonëse shiteshte si një lëvizje e shoqërisë së hapur rinore, jashtë politikës e kundër abuzimeve e korrupsionit, ka kohë që është verifikuar si një lëvizje e kamufluar politike në shërbim të “rilindjes” se idellogjisë komuniste me paraqitje mashtruese europianiste perëndimore demokratike “kapitaliste”.
    U pa shpejtë se “mjafti” i Erionit ishte një mjaft për Nanon e si qëllim kishte të mbështeste një mashtrues tjetër politik akoma më negativ se Nano, piktorin mediokër e politikanin aventurier Edi Rama.
    Fakt është se Veliaj, ndonëse shitej si europianist perëndimor, asnjëherë nuk ju bashkua forcave politike të djathta që përmbysën diktaturën enveriste, por krraba i tërhoqi majtas me sojin e ish pushtetarëve e funksionarëve të lartë të diktaturës enveriste.
    Nuk zgjati shumë, e nga një lëvizje mashtruese apolitike siç paraqitej Mjaft, Veliaj u rrjeshtua hapur si një “socialist i vendosur” që kryesocialisti Rama e katapultoi edhe në kryesinë e PS.
    Ky ishte mashtrimi i parë i Veliajt e demaskimi i gënjeshtrave të para të tij.
    Më tej “energjitë” e tij për gënjeshtra e mashtrime, erdhën duke u “perfeksionuar” e shtuar që kulmuan me skandalin që e “harojnë” çuditërisht edhe militantët socialiste, edhe mediat socialiste.
    Pa mbushur një vit me funksionin e ministrit, ky djalosh “i varfër” që vodhi kompjuterin e shoqatës Mjaft, si një sheik arab, na bëri një dasëm në kështjelle me “kursimet e pensionit të mamasë”.
    Përse shoh të debatohet se a ka dhënë 170 leje ndërtimi apo më pak si kryetar bashkie ?
    Ajo që duhet të evidentohet është deklarata e tij në fushatën elektorale, e ngjashme me gënjeshtrat e Ramës, se po të fitonte postin e bashkisë ai nuk do të jepte më asnjë leje ndërtimi për kulla, pasi Tirana i kishte e i tepronin ato. “Zero leje ndertimesh për kulla”, – ky ishte premtimi i tij.
    Jo 170 por edhe 7 leje ndërtimi abuzive të ketë dhënë Veliaj, ai është e dëshmuar publikisht se ka gënjyer, ka mashtruar qytetarët tiranas.
    Ai që punon me ndershmëri e pa hile, nuk ka nevojë që të propogandojë punën e tij çdo ditë çdo orë siç ben Veliaj.
    Ai që punon duhet të presë që punën e tij ta vlerësojnë të tjerët, e jo ta bëjë këtë vetë.
    Asnjë njeriu me intelekt qofte edhe mesatar, nuk mund t’ja mbush mëndjen Veliu se po “punon” shumë, kur më shumë se gjysmën e kohës së “punës” e harxhon duke i bërë lëvdata vetes.

  14. @@@ IPaemer,qeke trap fare,per ty edhe 100 vjet do rroje Veliu dhe mamaja e tij.Ndersa Basha do te Dali ne pension kur te jete 70 vjec .

  15. Sa i peshtire eshte ky komentuesi “i pa emer”! Lereni thash e themet! Ne keni gje per Veliaj drejtojuni organeve kompetente “para se t’ja marrin Sales dhe t’i kape Rama”! Mungesa e inteligjences se vertete i ben kata njerez kot ,po fare kot!Militant berishian kam qene dhe une por e kuptova kush ishte Berisha! Jane njelloj do te thote dikush! Mundet! Por krimet dhe vrasjet qe ka bere sala jane te perbindshme! Neqoftese krimet e Sales jane me te vogla se “krimet” e Rames dhe Veliajt, qe duan te bejne nje teater te ri, ashtu sic Berisha dhe Josi deshen te benin parlamentin e ri ju lutem komentoni, atehere keni te drejte! Sic duket “paemer” e ka ngrene ngjalen qe kane ngrene shume te tjere para dhe pas tij dhe mbron Salen, kur mund te jete vete i ngateruar!

    1. Ti o i paemër e gënjeshtar i ndyre (që ke komentuar në orën 12:04), sa meresh me etiketime e ofendime të komentuesve, mer një nga mendimet që kam shprehur e me fakte e argumenta llogjike hidhe poshtë.
      Po të ndihmoj duke veçuar vetëm nje nga ato që kam shkruar.
      Faktin se Erion Veliaj më shumë se gjysmen e kohës së tij të “punës”, e harxhon duke i bërë propoganda e lavde vetes së tij. Ai që punon vërtetë pa hile, nuk ka nevojë që ti bëjë propogandë punës së tij, por përkundrazi punon pa u ndjerë e pret që punën e tij ta vlerësojne të tjerët, e kur është në detyrën e kryebashkiakut, janë qytetarët që e kanë zgjedhur që do ta vlerësojnë se si ka punuar.
      Nëse ke trurin në rregull e ndërgjegjen të pastër, e që të mos bëhesh një komentues i “pështyre” që kujton se lehjet e qenve janë argumenta, urdhëro e bëj polemike me mendimin që kam shfaqur e hidhe poshte me argumentat e tua. Ti duket kjartë se nuk ke këllqe të arsyetosh normalisht si njeri, e kujton se e ke bërë detyrën duke sharë të tjerët e duke lehur për padronin.
      Në debatin televiziv me Veliajn, nuk ishte temë se kush mbron këtë apo ate politikan, por për një problem konkret, mashtrimin e tij për problemin e Teatrit kombëtar, dhe mashtrimin e tij elektoral të para pothuajse tre vitesh, se nuk do të firmoste asnjë leje ndërtimi, pasi Tirana nuk kishte nevojë për ndërtime. Në vënd që qetësisht e me fakte t’ju përgjigjej pyetjeve që i bëheshin, ai ju shmangej thelbit të tyre e hidhej pa mbarim që të bënte llogje propogande për vete e duke akuzuar Saliun e Lulin.
      Aq ekstremiste ishte tendenca e tij për të folur vetëm vetë e për t’ju shmangur pyetjeve, sa arriti të bëjë një karahasim idiot, të të vetmit teatër kombëtar që ka Shqipëria, me një “skaldabanjë” që ai si më i dituri e më “moderni”, do ta zëvëndesojë me nje “boljerë”
      Për fat të keq mund të thuhet se edhe gazetarëve që e pyesnin, nuk ju ra në sy ky krahasim idiot.
      Në gjithë botën e kulturuar e demokratike, ndërtohen muze ku ekspozohen jo më një godinë që ka shërbyer për 70 vjet si godinë e të vetmit teatër kombëtar të një vendi, pra që mirë apo keq përfaqeson historinë e teatrit shqiptar, por ekspozohen të ruajtura me kujdes qoftë edhe në formën e tyre e qofte edhe një kasolle, objekte që përfaqesojnë historinë e atij kombi.
      Se pse nuk pati Shqipëria teatro apo objekte të tjera kulturore me vlera të larta arkitekturore qoftë edhe të përaferta me qytete të vendeve të tjera ish komuniste e jo më krahasuar me metropolet e perëndimit, kjo është një temë tjetër e gjërë të cilin nuk mund ta analizojë mëndja mediokre e Erion Veliajt apo e Edi Ramës.
      Fakt është që Shqipëria si kujtesë historike të teatrit të saj kombëtar, nuk pati një teatër madhështor si Burgteatri i Vjenës ku pat lojtur nje aktor shqiptar i përmasave botërore si Alekasndër Mosisiu, por pati ate ndertesë mjerane që e ndërtuan “fashistët” italianë.
      Në metropolet e Europës perëndimore, veç objekteve me vlera të mëdha historike, kulturore e arkitekturore, ruhen, rinovohen e mbahen me kujdes edhe ca shtëpi të vjetra karakatina ku kanë lindur apo kanë jetuar e punuar personalitete të shquar të kombit.
      Askujt veç ca mediokrëve si Rama apo Veliaj, nuk mund t’ju shkojë ndërmend ti zhdukin ato duke i konsideruar si “skaldabanjo” të vjetra që duhen çuar për skrap por i rinovojne ato e i mirmbajnë për t’ju treguar brezave të ardhshëm historinë e kulturës apo artit të tyre.

  16. Lali eri eshte lali rama,me shkronje te vogel se jane hajdute te medhenj,turp per lalin qe i fliste nje zonje me nje gjuhe horri,Ajo zonja eshte e punesuar diku nuk ka pronar ta dije lali qe pronar kane vetem qente jo njerezit turp.

  17. Ky rrota me siper na jep dhe kahet e politikes,po ku ka kahe ne Shqiperi,ka vetem nje kah : te vjedhim me kahe te ndryshme.Qeke akoma ne shkolle .

  18. o milet dele, lerini komentet por cohuni sa nuk eshte vone. Llogje kavaje mund te bejme gjithe diten por nuk nxjerrim gje ne drite. Ai me emrin VK qenka me te vertete VAri Karin sic dhe eshte vetquajtur. Bravo Pic K, shume i sakte

  19. Monollogjet e Lali Erit pernate para kamerave te TV, qe asnjehere te vetme, qofte per formalizem, nuk i bejne asnje pyetje, te kujton ate pjesen teatrale “Monollogjet e vagines”. Lali Eri eshte fiks personazhi i neveritshem Uriah Heep i Carlz Dikensit te “David Koperfild”. Nje zvarranik genjeshtar qe as skuqet, as zverdhet edhe kur kapet Mat ne genjeshtra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu