• |
ide | kryesore

Lubonja tregon fillimin e korrupsionit të Ramës me “kioskën e Xhatit” dhe bingo Ylli

Arkiva, Kryesore, Lajme

Sot kanë marrë emrin pompoz PPP, Partneritet Publik Privat, por shpikjet e Ramës për të bërë para kanë qenë që në fillesat e tij, të njëllojta. Fatos Lubonja, një nga njerëzit që e njeh më mirë se kushdo karrierën e kryesocialistit dhe ish kryebashkiakut, ka rrëfyer sot fillesat e tij në metodën tashmë të përhapur, atë të dhënies së një hapësire të publikut për të bërë një biznes privat.

Lubonja, asaj kohe mik i Edi Ramës, kujton që kur ky i fundit ishte pedagog i Institutit të Arteve, bashkë me të ngjashmit e tij, dhanë në mjediset e këtij universiteti një kioskë me qera, ku në këmbim pronari u jepte drekat dhe darkat falas. Madje siç ndodh rëndom- kujton Lubonja- kjoska ku tregtohej paçe dhe fasule, u zbukurua në mure edhe me pikturat e Edi Ramës. Kur u bë ministër Kulture në 1998 dhe kishte më shumë në dorë, ai i dha ambjentet e Akademisë si lokal, “House of Arts”, për mikun e tij, sot deputet i PS, Fidel Ylli.

Por, Lubonja tregon edhe një histori tjetër sinjifikative (të shoqëruar me dokumenta) që zbulon mendësinë e vërtetë të kryeministrit aktual: batakçillëkun e tij me Bingo Yllin, e futur në Teatrin Kombëtar, që Rama sot do ta shembë për të humbur gjurmët. Sipas Ligjit të kohës, për sipërfaqet që i kalonin mbi 500 m2, dhënien me qera të një institucioni duhet ta firmoste Ministria e Ekonomisë. Por ç’bëri Rama si ministër kulture? Falsifikoi dokumentat, nga 575 m2 në më pak se 500, dhe e nënshkroi vetë kontratën që i lejonte Bingo Yllit të ushtronte aktivitet tek Teatri Kombëtar. Cili qe rezultati? Nga 74 mijë USD në vit që përfitonte teatri, me kontratën e Ramës merrte vetëm 4 milionë lek në vit!

Kuptohet lehtë se pse ish ministri i Kulturës e firmosi vetë konratën atëherë. Kuptohet po aq lehtë, se pse ai vazhdon me të njëjtat metoda edhe tani. Prandaj Lubonja thotë: Kur shkoi në Jeruzalem, Krishti i zboi tregtarët nga tempulli, ndërsa Rama me kompani po i fusin në tempull për të mbushur xhepat e tyre.

©Lapsi.al

20 Comments

  1. Po pse nuk shkruani mire o njerez?

    Mbarojeni sa me shpejt shkrimin dhe me vrap te kafja. S’keni faj ju. Fajin e kerkoj te vetja qe lexoj injorantet qe mire nuk kane mesuar shqipen ne shkolle por nuk praktikojne te shkruajne pa e pare tastieren. Te shkruash pa e pare tastieren (keyboard) eshte vetem dy dite praktike. Shqiptari nuk do te mesoje. Prandaj nuk ben perpara se i pelqen ashtu si e ka bere natyra.

  2. rama eshte nje i korruptuar e hajdut.veprimet e tije si fallsifikimi i dokumentave eshte i denushem.kjo eshte ceshtja:a jane te verteta apo jo?a duhet hatuar apo jo?por ceshtja e gabimeve artografike per mendimin tim nuk perben as faj,as krim.absolutishte nuk eshte normale per nje gazetar por ndollin kudo .te merresh me gabime ortografike kur perpara ke fakte per te cillat dikush duhet te hetoje,dikush duhet te jape llogari ky eshte absurdi me i mall dhe mbrojtja me e mire per kede qe vjedh,fallsifikon etjere.

  3. Me gabime apo pa gabime drejtishkrimore, ky është një ndër shkrimet e pakta të Lubonjës ku ai me fakte e vërteton “banditërinë” politike dhe flet për fakte e persona që i njeh mirë e që ai i ka parë me sytë e tij.
    Lubonja bëhet i pabesueshëm vetëm kur flet me hamendësime e krahasime subjektive pa fakte, nisur nga dogma komuniste, që të pasurit janë e keqja e kësaj bote, e të varfërit duhet t’ja rembejnë me dhunë pasuritë atyre.
    Nëse bota nuk do të kishte pasur multimiliarderë gjenijë si Bill Gates, sot zotëria nuk do të komunikonte mendimet e tij me kompjuter, por akoma do të vazhdonte të shkruante me Olivetin italian të para një shekulli, e makinat primitive të shkrimit që mbase ka pasur rastin ti shohë në muzetë e Firences..
    Progresin e madh të shoqerisë njerëzore, nuk e sollën këmbët por koka
    Kur Lubonja të heq nga mendja urrejtjen klasore marksiste për të pasurit, e të kujtohet se edhe Engelsi ishte bir i një kapitalisti, do ta ketë më të lehtë të dallojë biznesin kriminal, me biznesin që bëhet mbi bazën e ligjeve të shtetit e që suksesin e ka tek aftësite menazhuese financiare.
    Vërej se komentet për këtë shkrim, nuk meren me realitetet që ka denoncuar Lubonja, por me subjektivizmin ndaj tij.
    E për këtë do ti kujtoja Lubonjës shprehjen popullore shqiptare se çfarë mbjell do të korësh.
    Nese lexuesve ju servir mendime subjektive jashtë realiteteve e fakteve, por me paragjykime fikse, kështu do të të paragjykojnë edhe lexuesit.

  4. Lubonja ka te drejte, por pyetja eshte; Kush eshte ai minister/ deputet qe nuk ka vjedhur ne shqiperi ???

    Atje po nuk u bere pjese e lojes se hajdutevet, atje nuk te fusin ne politik! Une e kan provuar vete te futem ne politike, dhe jam i bindur qe si une ka dhe shume te tjere.
    Te futesh ne politik ne shqiperi duhet te behesh servil i ature qe zoterojne postet e larta, dhe duhet te mbyllesh syte, gojen dhe te behesh pjese e grupit (hajdut ne shqip)..

    Pas shume vitesh, eshte hera e pare qe komentohet hapur per keto gjera, kjo eshte pozitive per shqiperine..
    Le te shpresojme qe kjo qeveri qe ka mandatin e popullit, le te vazhdoje punen e spastimit ne administraten shteterore, debimin dhe nxjerrjen pra ligjit hajdutet dhe korruptuesit..
    Shkalle- shkalle e nje nga nje mbrenda te gjithe.

  5. Me vjen keq qe shume nga komentuesit qe jane nivel i larte besoj,nuk e kuptojne Tosin! Tosi nuk e ka hallin tek hajduteria ne pergjithsi,por tek Rama ne vecanti! Per Tosin nuk ka rendesi qe Sala dhe Meta dhe shume hajdute te tjere te medhenj kane bere edhe vrasje!Per Tosin eshte c’do gje personale me Ramen! Tosi nuk do ta pranoje qe Edi eshte me i zoti se ai apo Zheji apo Andi! Rama ,per te punojne te tjeret,Tosi dhe ksmikszet e tjere punojne per te tjere! Kete nuk duron Lubonja! Iferiritetin karshi Rames! Prandaj Tosi do te shpife trilloje do te bashkepunoje edhe me kriminelin Berisha qe te luftoje Ramen! Eshte personale! Eshte urrejtje pathollogjike! Eshte ego tosiane!

    1. shko lepij metes bythen ,se i detyroheni edhe per nja nje shekull,nuk mjafton qe e beri president rama.ik bastard e kokpalare ik se po te pret qenefi negjmije sepsa rama sapo kish pas nji ereksion ne prapanic nga tashem ngjala presidenciale.njer monstra keta qelbesirat i thithin pall ,ngjal e bejn president dhe fajin saliu.

      1. E ke fare gabim. Edi Rama eshte ky qe eshte se jemi dele ne te tjeret. Edi Rama nuk ka kurrfare aftesie, vetem se eshte barballo na goja. Kam njohur ca evgjite tamam si ai.

  6. Ky fare Tosi ka qene dhe mbetet nje njeri i vogel bizantin, qe meret me qoftet e Xhatit, me inate personale qe si duhen askushit dhe cic-mice te tjera por kur duhet te analizoje probleme kardinale, kruan koken ben sikur mendohet thelle dhe vazhdon te njejten loje qe ka bere prej 30 viteve.

    1. Mesa duket je vetë autori i atij “komenti të saktë”.
      Sapo lexova një shkrim që risjell në kujtesë masakrën kriminale komuniste të 14 shkurtit të vitit 1951.
      Pa gjyq e me një listë të parapërgatitur nga Byroja politike e PKSH, me sebepin e një fare bombe shashkë që vetë sigurimi duket kjartazi e hodhi në legatën sovjetike duke thyer vetëm disa xhama, u arrestuan mbi 100 shqiptarë ajka e inteligjencës e nacionalistëve shqiptarë e 22 prej tyre u pushkatuan, para se trupi gjykues të kishte firmosur “denimin”. Kjo histori ishte një histori e përsëritur edhe me pushkatimin e deputeteve të parë të pas luftes.
      Duke lexuar për këtë histori të faktuar tashmë me dokumenta, mëndja më vajti tek akuza idiote e Fatos Lubonjës, e disa soc-komunistëve që e quajnë Berishën “kriminel” apo se paskej bërë po ate krim të komunistëve që ka “vrarë” kundërshtarët politike.
      Llogjikisht, Fatos Lubonja nuk mund të fajësohet se prindërit e tij, funksionarë të lartë të PPSH, mund të quhen edhe ata fajtorë për masakrimin e 22 shqiptarëve të 1951-shit, edhe për faktin se ai ndoshta as kishte lindur atëhere, e që më vonë u bë një nga viktimat e PPSH duke kaluar rininë në burgjet enveriste.
      Por i kapërcen të gjitha caqet e naivitetit, kur ai para ca ditësh e dëgjova të thoshte se edhe Berisha në fillim të viteve 90-të, u soll në mënyrë “kriminale” ndaj “kundërshtarëve politikë”.
      E para e punës, kriminelët e diktaturës hoxhiste, nuk ishin “kundërshtarë politikë” të Berishës, por ishin kriminelë vrasës masivë të intelektualëve më të shquar shqiptarë, e që duhej të jepnin llogari para drejtësise, gje që akoma edhe pas 27 vjetëve nuk është bërë akoma.
      Si bashkëvuejtës me qindra e qindra antikomunisteve që përjetuan tortuarat e burgjeve komuniste, për Lubonjën do të ishte normale dhe e llogjikëshme, që ta qortonte Berishën se pse nuk arriti që ti ndëshkojë siç e meritonin kriminelët sadistë që vranë burracakërisht natën e fshehurazi “kundërshtarët politikë” e që një pjese të tyre akoma edhe sot nuk ju dihen varret.
      Por edhe këtu ai e menderos më tej llogjikën, duke e akuzuar Berishën se luftën kundër “kundërshtareve politike” siç i quan Lubonja kriminelët sadiste enveristë, ai e bëri me “juristat e plepave”.
      Po me kë do ta bënte Berisha ate drejtësi, a mos do të bënin drejtësi ata juristë që firmosnin vendime me vdekje edhe pai i parë me sy të akuzuarit, si bie fjala ministri aktual i mbrendshëm Xhafa, që ishte hetues i kohës së diktatorit apo juristit “anglo-sakson” biri i Kiço Ngjelës , apo të vinte Aranit Çelën si prokuror ?
      Lubonja ve shenjën e barazimit ndërmjet krimeve mizore që bëri diktatura enveriste gjatë 47 viteve, me gabimin e Berishës që konsideroi piramidat si fenomen të tregut të lirë kapitalist.
      Nuk ka ku të vejë më një llogjikë më idiote e paragjykuese.
      U abuzua duke mashtruar shqiptarët e të huajtë, se Berisha gjatë revolucionit bollshevik të 97-tës paskej thirrur “çeçenët” siç i quajnë me përbuzje komunistet shqiptarët e Kosovës, apo se paskej “bombarduar” me avionë Shqipërinë e Jugut si “kundërshtare e tij politike” ??????.
      Nuk ka asnjë fakt e asnjë emër që ndonjë “çeçen” i Berishës të ketë vrarë njeri, e që avionet “e Berishës” të kenë qofte edhe plagosur njeri.
      Përkundrazi ka fakte për vrasje makabre deri me pirjen e gjakut të oficerëve të policisë së shtetit, apo vrasjes masive të tyre në Vlorë, Sarandë e deri në Peqin.
      Turpi i gjithë turpeve të 97-tës, ishte se socialisti italian Romano Prodi, idhtar i të cilit është Lubonja, . kishte si bodigard kapobandën e Vlorës Zani Çaushi, një vrasës serial

  7. Dy komentues te siperm, TAMAM, e Andi dhe shkullo. me kujtojne semundjen hemoraideale te RAMES. qe me sa duket ketyre u eshte prekur interesi, e servilizmi qe kane per ate qe jone SHQIPERI tani po e njohin, dhe e kane njohur si banditi, hajduti, e disfatisti me i madh I pushteteve ne demokraci per te mos thene i cmenduri i ballkanit.Te mbrohet ky, qe po ti behen llogarite e qenies ne pushtet , ky eshte pushtetari qe ka patur me shume jete ne shume pozicione, qe dihen. E pra kush ka vjedhur, e shitur me shume SHQIPERINE/Mos e baltosni opinionin e fakteve qe e ka jetuar dhe e ka bazen e njohjes me shume nga ju servile te hajdutit.Zoteria po ju flet me fakte , e ju i permendenigjurmet. MOs tymosni te vertetat me opinione sigurimi, me afshin komunist te brumosjes suaj.

  8. Ne vend te Rames kisha deshirua te kem gjithe kritiket e kundershtaret keshtu konfuz pa ide e alternative si Lubonja me vellezerit qe gazetarine e bejne si llafe kazani, gjegjesisht si ato muhabetet kur tubohen katunaria rreth currjelit te rakise dhe secili shesin mend te stimuluar ca nga avulli ca nga ndonje gllenke e rakise se nxehte qe shkon me shume ne drejtim te trurit se sa te meshikzes.Lubonja eshte totalisht i humbur here i humb filli e here fundi ,mendimet i sillen si pordha neper breke deri sa i konsumon perseri vete.Po ta pyesish se qfare tha a qfare ka deshte te thote ate e merr ne qafe.Me dhimbset ky njeri qe baze te tezave te tija ka shkrimet e veta pra vete veten te cilen as ai vete nuk e kupton.Aketij ia zene rrugen secili ,madje edhe Kadare .

  9. Tosi eshte njeriu kunder dhe arsyen duhet kerkuar brenda vetes se tij.AI ne ndergjegjeje bart nje peshe te rende sa bjeshket te cilen perpiqet ta relativizoje me nxrrjen permes fjaleve te folura dhe te shkruara te energjise negative te akumuluara qe nga momenti kur e shiti babain e tij ne dore te sigurimit te shtetit.Duhet kuptuar se nuk ka shemti me te madhe se sa te dorezosh prindin natyral ate qe te dha jeten nga fatzilleku.Kjo e brene Fatos Lubonjen dhe ky njeri si nje hale e qelbur nxjerre vetem negativitet e ndytesi.

  10. I pa fytyri, komentues i fundit, ipaemer. po mire tizgjebe e fjales lire, sulmon LUBONJEN, se na paska paditur tek sigurimi yt babane, gje qe ne dokumenta, e ballafaqime ato qe shpif ti edepsezi i rilindjes nga mllefi qe ke per te. Po shihe dokumentin e idiotit shtetar RAMA,, se c;far e ka akuzuar babbane e tij, e c;far lakuriqesi te tjera te jetes donkishoteske te bagabondit KM, e sa e sa qe me martesen e fundit, e lindjen me miell hua.LUBONJA po jua thote tro nisjen e kollofitjen e ambjenteve e trojeve te TIRANES, se si i katandisi ky 20 perqindesh, se si nje kapter garde nje dite na u be biznesmen, se sioligarket, e kopeja e banditeve si e kane vjedhur e roberuar popullin. Me thoni nje rast qe i cmenduri i qeverise te pranoje, gabimin, fajin? ASNJEHERE;,,Pra DUHET VIZITUAR……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu