• |
ide | kryesore

Negociatat me BE, presidenti i KE Juncker dhe komisioneri Hahn mbërrijnë të dielën në Tiranë

Lajme, Të fundit



Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker dhe Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn do të ndalen në Tiranë si pjesë e turit të tyre në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku mesazhi që do të përcillet është inkurajimi i reformave për anëtarësimin në BE. Paraprakisht u njoftua se pjesë e këtij delegacioni do të ishte edhe Përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini, por mësohet se kjo e fundit nuk do të jetë në Shqipëri.

Hahn dhe Juncker do të ndalen në Shqipëri pas Maqedonisë. Pasditen e së dielës ata pritet të mbërrijnë në Tiranë për të qëndruar deri në mesditën e së hënës. Axhenda parashikon diskutimin me udhëheqësit politikë dhe shoqërinë civile vendase strategjinë e zgjerimit me Ballkanin Perëndimor. Theksi do të vendoset tek reformat dhe plotësimi i kushteve të vendosura nga Brukseli në rastin e Shqipërisë për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

Komisioni Europian pritet që të propozojë një rritje të ndjeshme të financimit deri në 2020 nën instrumentin e ndihmës përgatitore për anëtarësim. Vetëm në këtë vit ndihma që do të jepet për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor parashikohet që të jetë 1.07 miliardë euro, ndërsa në dekadën e fundit, shuma e dhënë nga Brukseli për Ballkanin Perëndimor shkon në 9 miliardë euro.



3 Comments

  1. ne bashkimi evropian nuk na hyn me ne pune ,ne na duhen territoret dhe pasurit tona dhe asnje shqiptare ska nevoje te punojne se pasurit kombetare per kaq sa paguan bota puntorin me te mire ja garantojne pa prekur pune me dore duke qendruar ne shpin e tije e nese deshiron te behet zoteri ushtron zhvillimin e aftesive ,ne duke qene zoterinj nuk kemi nevoj te behemi sherbetore,sherbetore le te behen femije e evropianeve tek shqiptaret ruset kinezet se aq meritojne,evropianet u tallen nje shekull me shqiptaret por ajo kohe perfundoj,ato mund te na pranojne ne mezin e tyre pa kushte kritere ,por ,nuk kemi kohe per te humbur me te humburit e qarte me pare humbjen e tyre e konfirmoj anglia ,por tani do ta konfirmojne edhe ato vet kombi shqiptare eshte komb i zgjuar dhe pati kohe per tu bindur 1 shekull se kush ishte demi dhe dobia tije

  2. te henen po na vjene kryepijaneci janker,sebashku me aradhen e sorrosit han -mogherini-vlautin per te bere cfaqjen e rradhes ne krahe te edvinit dhe per te marre valixhet e eurove dhe per tu futur shqiptareve gishtin,pasi te ikin,

  3. O si ka per tu bere tap me raki Skrapari, ky pijaneci i Europes, pastaj ka per ti puthur e kapur nga bythet gjithe pederaset e qeverise..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *