• |
ide | kryesore

Popullsia në Shqipëri po tkurret frikshëm, qytetet me numrin më të lartë të vdekjeve

Lajme, Të fundit
popullsi.jpg



Popullsia në Shqipëri ka filluar të tkurret me ritme të shpejta në vitet e fundit. Për shkak të ndryshimeve demografike, shtimi natyror i popullsisë ka pësuar rënie të vazhdueshme. “Monitor” ka përllogaritur numrin e vdekjeve dhe të lindjeve për 1000 banorë sipas qarqeve, bazuar në të dhënat e publikuara nga INSTAT.

Gjirokastra është qarku me numrin më të lartë të vdekjeve për 1000 banorë në vend. Sipas të dhënave të përpunuara, për vitin 2017 numri i vdekjeve për 1000 banorë në Gjirokastër ishte 13, ndërsa lindjet vetëm 9. Qarku i Gjirokastrës ka hendekun më të gjerë për sa u përket lindjeve dhe vdekjeve natyre për 1000 banorë. Treguesi i shtesës natyrore të popullsisë për këtë qark është negativ.

Qarku i Gjirokastrës përfshin këto bashki: Bashkia e Dropullit; Bashkia e Gjirokastrës; Bashkia e Këlcyrës; Bashkia e Libohovës; Bashkia e Memaliajt; Bashkia e Përmetit; Bashkia e Tepelenës.
Qarku i dytë me shtesë natyrore negative është Korça, ku gjatë vitit 2017, vdekjet për 1000 banorë ishin 10, ndërsa lindjet 9.

Në Qarkun e Korçës përfshihen këto bashki: Bashkia e Devollit; Bashkia e Kolonjës; Bashkia e Korçës; Bashkia e Maliqit; Bashkia e Pogradecit; Bashkia e Pustecit.
Me diferencë negative të shtesës natyrore ishte dhe Qarku i Vlorës, ku për çdo 9 vdekje për 1000 banorë, kanë lindur vetëm 8 foshnje.

Qarku i Beratit renditet i treti për numër më të lartë të vdekjeve për 1000 banorë. Gjatë 2017-s vdekjet për 1000 banorë ishin 10, po aq sa dhe lindjet.
Qarku me numrin më të ulët të vdekjeve për 1000 banorë është Tirana. Gjatë 2017-s për çdo 1000 banorë ndërruan jetë 6, ndërsa lindjet ishin 11.

Qarqet me lindjet më të larta për banorë

Kukësi dhe Dibra janë qarqet të cilat kanë shënuar numrin më të lartë të lindjeve për 1000 banorë. Gjatë 2017-s, ky tregues për të dy këto qarqe ishte 14, ndërsa vdekjet për 1000 banorë ishin 8. Shtesa natyrore e këtyre qarqeve është më e larta.
Lezha është një tjetër qark ku lindjet për 1000 banorë kanë qenë relativisht të larta, krahasuar me qarqet e tjera. Për 1000 banorë gjatë 2017-s janë regjistruar 12 lindje dhe 8 vdekje.
Qarqet e tjera me normë të lartë lindshmërie janë: Tirana, Durrësi dhe Elbasani, ku ky tregues ishte 11 lindje për 100 banorë.

Si po tretet popullsia e Shqipërisë

Në vitin 1990, në Shqipëri u regjistruan 82 mijë lindje dhe 18 mijë vdekje. Shtesa natyrore e popullsisë ishte rreth 64 mijë persona, sipas statistikave të INSTAT. Vdekjet arritën në 22 mijë, me një rritje prej 22% në raport me 1990. Si rrjedhojë e rënies së lindjeve dhe rritjes së vdekjeve, shtesa natyrore e popullsisë ra në mënyrë dramatike në vetëm 8,637, që është niveli më i ulët historik, të paktën 100 vitet e fundit, që nga viti 1920, kur është kryer censusi i parë në Shqipëri. Në krahasim me vitin 1990, shtesa natyrore e popullsisë ka rënë me 86.5%./ Monitor



2 Comments

  1. kur eshte gjith kjo politik asimilimi padrejtesishe grabitjesh barbarie nder shqiptare ne nje shekull mund te mos kete dhe veprime qe ulin diversitetin ne imunitet apo shkatrrimin e tije semundje apo xhdo gje tjeter permes ajrit ujit ushqimeve qe ham ilaceve, qe pim nje shtet kur i pari eshte i padrejt me popullin e vet po tjeret cfar bejne ,me ne ,pasiguria per ne ka filluar 1 shekull me pare diten qe u coptuam ne pes shtete,u mboll cdo e keqe tami po korret rendimenti ne cdo detaj

  2. Hahahahahahaha Ornela Laperi e Monitorit thote qe ne Durres ,Elbasan dhe Tirane ka 11 lindje per 100 banore.
    Hahahahahaha kjo duket ri dru gjithe kohen. Per 2 jave Niko Leka do e pushoje nga puna.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *