• |
ide | kryesore

Skema e re e ndihmës ekonomike/ Edi Rama: Njerëzit nuk punojnë, i duan 50 mijë lekët për kafe!

Lajme, Të fundit



Për të justifikuar kriteret e reja të marrjes së ndihmës ekonomike, kryeministri Edi Rama solli shembullin e fabrikave në Delvinë, Skrapar, Gjirokastër dhe Durrës që sipas tij rrezikojnë të falimentojnë sepse askush nuk shkon të punojë për 300, 350 apo 450 mijë lekë në muaj.

“70% e atyre që kanë pretenduar të përfshihen në skemë janë persona nga 24-45 vjeç plotësisht të aftë për punë dhe unë nuk mund ta pranoj, po marr shembullin e Delvinës për fabrika që rrezikojnë të falimentojnë se nuk shkon njeri të punojë dhe nga ana tjetër ata që janë të aftë për punë të marrin ndihmë ekonomike, se megjithëse janë të aftë të punojnë nuk shkojnë në punë, se marrin ndihmë ekonomike. Nuk pranoj që investime të kësaj natyre si në Delvinë të rrezikojnë falimentin. Si sot në Skrapar që rrezikojnë të flaimentojnë se nuk pranojnë njerëzit të punojnë. Po ashtu në Gjirokastër. Kam raste konkrete për fabrika konkrete, se njerëzit nuk pranojnë të punojnë. Nuk bëhet fjalë që të thonë që “pse do shkoj të punoj unë për 3 ose 4 mijë lekë”. Kemi rastin e një fabrike në Durrës ku rrogat janë 450 mijë lekë. Nuk janë rroga si e imja dhe e juaja, por është 5 apo 6-fish e mesatares së ndihmës ekonomike. Nëse më thua që preferoj të marr 50 mijë lekshin dhe preferoj të rri në kafe, atëherë nuk e pranoj” u shpreh Rama për gazetarët në Berat.

Skemën e re të ndihmës ekonomike, Rama e quajti “të ftohtë”, për shkak se tashmë përzgjedhja do të bëhet nga një program kompjuterik, në bazë të të dhënave të aplikuesve.



2 Comments

  1. KY ne SURREL,, ne kullen e perandorit, qe eshte ngritur pa asnje leter. epopulli fukara ne leme.A i ka bere llogarite ky debil se c; fare u ka dhene e krijuar ne mundesiteqe jep pushteti per rritjen e mireqenies se tij. KURRE”’Ky eshte person qe nuk sheh me larg se nga kepucet e tija,eshte i semure per insuficiencen ndaj njerezve hallexhi, Si nuk ka qene nje here te veteme origjnal me situaten ekonomike te popullit, por gjithmone ne injorimin e saj.A sheh ne TV te ky banditi popullit se sa familjevuajne per buken e gojes? A raporto se sa vende pune hapen, A raporto se sa hikin nga SHQIPERIA keta te rinj se ky i verberi, e boshatisesi i SHQIPERISE nuk mundohet per ti krijuar jetesen ne vend. KY MENDO SI TE VJEDHE SA MA SHUME, TE VARFEROI SHQIPTARET SA MA SHUME, QE NE SHQIPERI MOS TE MBESIN ME SHQIPETARE. KY ESHTE ;;TRADHETA”R

  2. Ky don skllever për fabrikat e tij. Kush merr mundimin me i spjegu pagen neto çfarë çon puntori nëshpi. A e din që puntoret punojnë edhe të shtunë e të dielë me detyrim. A e din që puntoret nuk bajnë asnjëherë një muaj pushim? Por në rastin ma të mire dy javë. A e din me sa vonesë paguhen puntorët nga ata “fabrikantët” e tu. Nuk është problem vonesa me muaj apo vite, por fenomeni eshtë masiv. Pse nuk i ban edhe pagat “titull egzekutiv” siç ke ba çdo pages uj drita taksa si kredie. A e din që titulli ekzekutiv kur leshohet nuk llogariten interesa e kamat vonesa? A e din që për taksat nuk vendoset tvsh qoftë lokale apo kombtare. Me qesh dhia me ju

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *