• |
ide | kryesore

(Video) Momenti kur makinat përplasen me 200 km/h dhe humbin jetën dy persona

Lajme, Të fundit



Ky është momenti kur taksia me të cilën udhëtonte 23-vjeçarja Elena Avdillari dhe me drejtues Bujar Agalliun, u përplas me tabelën reklamuese të këtij karburanti në afërsi të fshatit Maminas në autostradë.

Në pamje shihet se si makina, në ora 22:45,  vjen me shpejtësi të madhe. Përplasja është e fuqishme aq sa e ndan makinën tjetër në dysh.

Mercedez-Benzi godet me tabelën reklamuese të karburantit dhe përfundon disa metra më tutje.

(pamjet e siguruara nga Tv Klan) 

 

Nga goditja në pjesën e pasmë të taksisë hetuesit dhe dyshojnë se makina që e shkaktoi aksidentin udhëtonte me afro 200 kilometër në orë.

Pas aksidentit, Fatjon Zhaporja e ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e ka shpallur në kërkim, si shkaktar të vdekjes së dy personave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *